fbpx

Keniani Eliud Kipchoge hyri në histori, theu rekordin 65-vjeçar në atletikë (VIDEO)

Keniani, Eliud Kipchoge hyn në histori duke u bërë atleti i parë që  përfundon një maratonë në një kohë më pas se dy orë.

Kipchoge vrapoi sot 42,195 km në 1 orë, 59 minuta dhe 40 sekonda në Prater të Vjenës.

34 vjeçari festoi me krahët e shtrirë dhe duke përshëndeur turmat e njerëzve ndërsa prekte vijën e finishit përpara se të përqafohej me dashuri nga gruaja e tij Grace, transmeton Javanews.al.

Rekordin botëror e mbante Roger Bannister që kishte vrapuar për dy orë e dy minuta në vitin 1954, e që Kipchoges e theu atë pas 65 vitesh.

Por rekordi nuk do të njihet zyrtarisht nga organi drejtues i sportit, IAAF, sepse ai nuk u zhvillua në konkurrencë të hapur dhe ai përdori mbajtës të ritmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button