Japonia pritet të goditet nga një tajfun i fuqishëm

Japonia po përgatitet që të goditet nga një tajfun i fuqishëm dhe mbi 1,6 milion banorë janë urdhëruar që të evakuohen nga zonat që pritet të goditen nga kjo stuhi.

Tajfuni Hagibis, që po cilësohet si “shumë i fuqishëm” ka bërë që të anulohen dy ndeshje për Kupën e Botës në ragbi dhe ka anuluar mbi 1,600 fluturime, transmeton REL.

Tajfuni është paraparë që të godasë pjesën qendrore dhe lindore të Japonisë me erëra që pritet të arrijnë deri në 216 kilometra në orë, ka njoftuar Agjencia japoneze për Meteorologji.

Tajfuni Hagibis thuhet se është stuhia e parë “shumë e fuqishme” që pritet të godasë ishullin Honshu, që prej vitit 1991.

Kompanitë e mëdha japoneze për prodhimin e makinave, si Toyota dhe Honda, kanë mbyllur fabrikat e tyre dhe shumë dyqane të tjera ushqimore në Tokjo po ashtu janë mbyllur, për shkak të stuhisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button