Gjermania do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Maqedoninë e Veriut

Gjermania planifikon që të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Maqedoninë e Veriut gjatë javës së ardhshme, për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Nënshkrimi është caktuar me datë 17 tetor, sipas përgjigjes së qeverisë gjermane ndaj pyetjes së deputetit Andrej Hunko, njoftojnë nga agjencia e lajmeve gjermane DPA.

Bisedat lidhur me sigurinë ende po zhvillohen mes ministrit të brendshëm gjerman Horst Shehofer dhe kolegut të tij maqedonas Oliver Spasovski, transmeton REL.

Maqedonia e Veriut është shëtiti transit i emigrantëve që kërkojnë shpëtim në Evropën Perëndimore.

Ministri gjerman kohë më parë paralajmëroj grup punues për Ballkanin Perëndimor, e cila u iniciua nga Austria dhe ka për qëllim që të arrihet sigurimi dhe hetimi i koordinuar për të kapur rrjetet që merren me trafikimin e njerëzve.

Që të arrihet kjo, duhet të shkëmbehen më shumë informacione me agjencinë evropianë të policisë Europol dhe policinë kufitare Fronteks.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button