Dha dorëheqje Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA

Shefi i Sigurisë së Brendshme në SHBA, Kevin McAleenan, ka dhënë dorëheqjen pas gjashtë muajsh në këtë post.

Përmes një postimi në Twitter,  Presidenti Donald Trump tha që McAleenan dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

Ai gjithashtu bëri të ditur  se zëvendësimi i tij do të emërohej javën e ardhshme, transmeton Klan Kosova.

McAleenan, 48 vjeç, është personi i katërt që shërben si kreu i Sigurisë së Brendshme gjatë mandatit të zotit Trump.

Ai ka mbikëqyrur politikat e ashpra të presidentit që synojnë të frenojnë imigracionin përtej kufirit meksikan.

Sidoqoftë, analistët kanë përshkruar një marrëdhënie të trazuar midis të dyve dheMcAleenan ka kritikuar tonin e debatit për emigracionin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button