LDK: Nuk ka vendim për ngrirje të dialogut me VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast është sqaruar se nuk ka ngrirje të dialogut me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke shtuar se ulja në tavolinë për marrëveshjen përfundimtare mund të ndodhë vetëm atëherë kur të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen, në kryesinë e LDK-së nuk është marrë vendim që të ngrihet asgjë”.

“Ulja në tavolinë për marrëveshjen përfundimtare mund të ndodhë vetëm atëherë kur të certifikohen rezultatet. Deri atëherë ne vetëm mund të diskutojmë në mënyrë që prej momentit të certifikimit, të mos u kthemi edhe njëherë këtyre temave”.

“Atë parti që KQZ-ja e certifikon si fituese të zgjedhjeve, ajo parti e ka të drejtën që ta formojë Qeverinë”.

“Më së lehti do të ishte sikur ne ta kishim Vjosa Osmanin Kryeministre, por tash duhet t’i presim rezultatet përfundimtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button