Pendarovski – Bierlejn: Austria ka përkrahur RMV-në në rrugën eurointegruese

Stevo Pendarovski, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi takim në Austri me Brigit Bierlejn, kancelaren austriake, transmetom Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski e theksoi edhe rëndësinë e përkrahjes që Austria ia jep Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, përmes pranisë së vazhdueshme të forcave policore austriake në kufirin jugor nga viti 2015”, informoi Kabineti i presidentit.

Ky takim vjen pikërisht në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, marrëdhënie që vazhdojnë të jenë të mira.

Presidenti Pendarovski gjatë takimit u falënderua për përkrahjen e përgjithshme nga Austria për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e riafirmuan pritjen se nga mesi i tetorit Këshilli Evropian do të marrë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Presidenti Pendarovski e theksoi edhe rëndësinë e përkrahjes që Austria ia jep Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, përmes pranisë së vazhdueshme të forcave policore austriake në kufirin jugor nga viti 2015”, informoi Kabineti i presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button