Jankoviç: Është e mundur të shtyhet hyrja në NATO për shkak të Spanjës

Mund të presim disa vonesa për shkak të procesit në Spanjë, por jemi të sigurt dhe shpresojmë që procesi do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, thotë Zoran Jankoviç, shefi i Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup. Nëse ndodh një vonesë e caktuar, pranimi zyrtar në Aleancë nuk duhet të lidhet me një samit apo ndonjë takim ministror, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhjet e parakohshme të Spanjës mund ta shtyjnë pranimin zyrtar të Maqedonisë në NATO në samitin e Londrës në dhjetor, thotë koloneli dhe shefi i Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, Zoran Jankoviç. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se 22 shtete anëtare e kanë ratifikuar protokollin dhe disa kanë depozituar instrumente të ratifikimit në Uashington, por ende po priten shtatë vendet e mbetura që ta përfundojnë procesin, i cilin siç thotë ai, nuk është nën kompetenca të NATO-s, por të qeverive kombëtare.

“Presim që shumë shpejt shumë vende të tjera ta ratifikojnë protokollin. Sidoqoftë, Spanja aktualisht është pa qeveri sepse gjendet në periudhë parazgjedhore, kështu që mund të presim vonesë  të caktuar për shkak të procesit në Spanjë, por jemi të sigurt dhe shpresojmë që procesi do të përfundojë sa më shpejt që është e mundur”, thotë Jankoviç.

Ai shton se edhe nëse ndodh ndonjë vonesë, aderimi formal në Aleancë nuk ka pse të lidhet me një samit apo takim ministror.

“Ju mund të bëheni anëtar fuqiplotë i NATO-s në çdo datë, sa më shpejt që edhe shteti i fundit ta ratifikojë protokollin,” shtoi Jankoviç.

Zgjedhjet e parakohshme në Spanjë janë caktuar për 10 nëntor, duke lënë pak kohë deri më 3 dhjetor kur në samitin në Londër do të marrë pjesë një delegacion i qeverisë së Maqedonisë.

Kryetari i organizatës joqeveritare Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Kryeministrit Zoran Zaev për anëtarësimin në NATO Ismet Ramadani thotë që shanset varen nga fakti nëse deri atëherë në Spanjë do të ketë parlament funksional.

“Shanse teorike ka, nëse ndonjëra parti eventualisht i fiton bindshëm zgjedhjet që të mund të formojë parlamentin dhe qeverinë me ritëm më të shpejtë. Sidoqoftë, pas samitit të Londrës pas ratifikimit nga Spanja dhe vendet tjera, flamuri i Maqedonisë së Veriut do të ngrihet njërën nga shtyllat e rezervuara për vendin tonë dhe ne presim së shpejti anëtarësim të plotë në NATO”, tha Ramadani.

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, para pak kohe deklaroi se vendi tani është në një realitet të ri, dhe ky anëtarësimi në NATO  së shpejti. Sipas tij, ky është një përparim vendimtar strategjik që Maqedoninë e Veriut do ta pozicionojë në hartën e sigurisë botërore një herë e përgjithmonë. Ai shtoi se në atë drejtim, reformat në sektorin e sigurisë, të cilat janë ndalur për vite me radhë dhe që vetëm po përshpejtohen në një vit e gjysmë të fundit, kanë një rëndësi të madhe.

“Pas ftesës për anëtarësim në Aleancë, jemi në ujëra më të qeta, por sfidat e sigurisë në rajon janë akoma të pranishme. Terrorizmi, ekstremizmi fetar, sulmet në internet, fushatat e dezinformatave, luftërat hibride janë të pranishme dhe nuk do të zhduken së shpejti. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këto kërcënime që gjenden lartë në agjendën e NATO-s është të mbani gjurmët e informacionit dhe tendencave dhe t’i përballoni ato së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës “, tha Pendarovski në fjalimin e tij të fundit para debatit shkencor-strategjik” Prioritetet Strategjike ” në sigurinë dhe mbrojtjen e RMV-së pas anëtarësimit në NATO”.

Deri më tani, protokollim e kanë ratifikuar 22 nga 29 vendet anëtarët të Aleancës, ndërsa mbeten edhe shtatë tjera – Shtetet e Bashkuara, Britania, Spanja, Italia, Holanda, Islanda dhe Franca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button