Emilio Sera: BE-ja duhet të llogarit se keni rol të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit

“Spanja i mbështetë synimet tuaja evropiane të viteve të fundit. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për kontributin e rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit që e keni arritur përmes pajtimit me Bullgarinë dhe me Greqinë dhe konsiderojmë se kjo është meritë e rëndësishme që duhet të merret parasysh”.

Këtë në intervistën për MIA-n e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë Emilio Lorenco Sera, i pyetur për qëndrimin e Madridit zyrtar në raport me dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE në Këshillin e radhës të Bashkimit të caktuar për 15 tetor.

Në raport me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO para samitit të Aleancës në Londër, Sera nuk ka përgjigje konkrete, por, megjithatë, lë hapësirë për të ndodhur kjo. Sipas tij, sukses i jashtëzakonshëm për vendin është fakti që për vetëm nëntë muaj dokumentin e kanë ratifikuar 22 prej 29 vendeve anëtare.

“De fakto, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, mbeten vetëm formalitete. Por, duke marrë parasysh përvojat paraprake të anëtareve në procesin e ratifikimit, zakonisht nevojiten një e gjysmë deri dy vjet, ose 18-24 muaj. Ndërsa deri në Samitin në Londër do të kalojnë vetëm dhjetë muaj pasi që keni nënshkruar Protokollin. Pra, keni arritur një rezultat tejet të mirë. Është fakt se do ta kremtoni 70 vjetorin e themelimit të NATO-s në Londër me të gjithë ne. Si mysafirë, përfaqësuesit tuaj – qoftë presidenti, qoftë kryeministri, do të ulen pranë sekretarit të përgjithshëm. Nëse jeni anëtar i plotfuqishëm, në njëfarë mënyre do të jeni të humbur në mesin e 29 anëtarëve të tjerë. E lidhur me atë nëse Spanja do ta ratifikojë para Londrës, më vjen keq, por nuk mund as të konfirmoj, as të mohoj. Është e mundshme”, shprehet ambasadori Sera.

Spanja është mbështetëse e eurointegrimit të RMV-së dhe të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Cili është qëndrimi i Madridit zyrtar në raport me dhënien e datës për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE për Këshillin e radhës të Bashkimit?

Spanja i mbështetë synimet tuaja evropiane të viteve të fundit. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jemi të vetëdijshëm për kontributin e rëndësishëm drejt stabilitetit të rajonit që e keni arritur përmes pajtimit me Bullgarinë dhe me Greqinë (përmes Marrëveshjes së Prespës) dhe konsiderojmë se kjo është meritë e rëndësishme që duhet të merret parasysh.

Në rrjedhë është procesi i ratifikimit të Protokollit për NATO. Prej 29 vendeve anëtare deri tani e kanë nënshkruar 22, ndërsa në gjashtë shtete procedurat janë në rrjedhë. Spanja pritet ta bëjë këtë pas zgjedhjeve të parakohshme të caktuara për në 10 nëntor të këtij viti. A ka mundësi që Madridi të përfundojë ratifikimin në dhjetor me çka do të mundësohet RMV-ja të bëhet zyrtarisht anëtarja e 30-të e Aleancës në samitin e caktuar për datën 3 dhe 4 të po atij muaji në Londër?

Para së gjithash, më lejoni t’ju përgëzoj, si një qytetar i Maqedonisë së Veriut, për suksesin e jashtëzakonshëm që për vetëm nëntë muaj ju kanë ratifikuar 22 prej 29 anëtareve të NATO-s. Pohoj se ky është sukses i jashtëzakonshëm. De fakto, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. Mbeten vetëm formalitete. Por, duke marrë parasysh përvojat e deritanishme të anëtareve në procesin e ratifikimit, zakonisht nevojiten një e gjysmë deri dy vjet, ose 18-24 muaj. Ndërsa deri në Samitin në Londër do të kalojnë vetëm dhjetë muaj pasi që keni nënshkruar Protokollin. Pra, keni arritur një rezultat tejet të mirë. Është fakt se do ta kremtoni 70 vjetorin e themelimit të NATO-s në Londër me të gjithë ne. Si mysafirë, përfaqësuesit tuaj – qoftë presidenti, qoftë kryeministri, do të ulen pranë sekretarit të përgjithshëm. Nëse jeni anëtar i plotfuqishëm, në njëfarë mënyre do të jeni të humbur në mesin e 29 anëtarëve të tjerë. E lidhur me atë nëse Spanja do ta ratifikojë para Londrës, më vjen keq, por nuk mund as të konfirmoj, as të mohoj. Është e mundshme.

A do të varet kjo nga rezultati i zgjedhjeve?

Nuk është aq e lidhur me rezultatin e zgjedhjeve sa është me kohën që duhet të kalojë pas zgjedhjeve dhe mënyrën në të cilën zgjidhen anëtarët e Parlamentit. Kjo është pyetje për ekspertët e së drejtës parlamentare dhe më vjen keq, ky nuk është specialiteti im. Unë jam diplomat me profesion, ndërsa ajo fushë është tejet e specializuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button