Loredana pranoi ndarjen nga Mozzik: Tani jam një nënë beqare, por kjo më bën më të fortë

Prej disa kohësh në media po flitet për një krizë mes çiftit Loredana-Mozzik. Lajmet e para filluan të qarkullonin në fund të muajit gusht, kur fansat vunë re se diçka nuk shkonte mes çiftit. Ata nuk postonin më foto së bashku si më parë dhe Mozzik nuk ishte pranë Loredanës për ditëlindjen e saj, shkruan Class.

Megjithatë, çifti as nuk i pranoi e as nuk i mohoi këto lajme, deri pak minuta më parë, kur Loredana ka vendosur të tregojë si qëndron e vërteta. Me sa duket, qenka e vërtetë që ata janë ndarë, megjithatë, me sa na ka lënë Loredana të kuptojmë, shanset për një ribashkim ekzistojnë.

Loredana-Mozzik
Loredana-Mozzik

“Për të gjithë fansat e mi: Siç e keni vënë re, unë dhe Mozzik nuk jemi parë më bashkë. Të dy vendosëm të bënim një pushim, si në punë ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua nënkupton ndryshime të mëdha në familjen dhe karrierën time.

Për shkak të ngjarjeve në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur të performojmë veç në BONNIE & CLYDE TOUR 2020. Ne kemi nevojë për këtë distancë, që ndoshta në të ardhmen të gjejmë përsëri njëri-tjetrin.

Tani e tutje, unë jam një nënë beqare. Më duhet të çoj lekë në shtëpi dhe të kujdesem vetë për vajzën time, gjë që më bën edhe më të fortë. Të gjithë artistët që thonë, ‘Të këndosh live është kaq rraskapitëse’, jam e sigurt që nuk kanë pasur nevojë të ndërrojnë pelena menjëherë para performancës së tyre! E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana dhe ju”, -ka shkruar ndër të tjera Loredana.

Loredana-Mozzik

Mozzik, nga ana tjetër, vazhdon të qëndrojë në heshtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button