Miguel Diaz-Canel u zgjodh president i ri i Kubës

Asambleja Kombëtare e Kubës zgjodhi të enjten Miguel Diaz-Canel si presidentin e ri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas 43 vjetësh, një ligj i ri zgjedhor i miratuar në korrik pas një ndryshimi kushtetues të miratuar në prill i dha asamblesë tre muaj për të zgjedhur presidentin dhe nënpresidentin e vendit.

Diaz-Canel siguroi 579 vota pro nga 580 deputetët e pranishëm dhe do të jetë në detyrë deri në vitin 2023.

Ai ka shërbyer si president i Këshillit të Shtetit dhe Ministrave.

Ndërkaq, Salvador Valdes Mesa u zgjodh nënpresident, kurse Esteban Lazo do të vazhdojë si kryetar i Asamblesë Kombëtare dhe Këshillit të Shtetit.

Canel pritet të emërojë një kryeministër në dhjetor. Kryeministri do të jetë i pari që do të shërbejë që nga mandati i Fidel Castros nga viti 1959 deri më 1976.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button