Takimi Zaev-Sharec: Nuk presim RMV të ndëshkohet dhe t’i kthehet nacionalizmit

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi takim me Marjan Sharecin, kryeministrin e Sllovenisë, transmeton Portalb.mk.

“Në Slloveni dëshirojmë sa më shpejtë ta shohim vendin tuaj në NATO dhe BE dhe shpresojmë se Maqedonia e Veriut në tetor do të fillojë negociata për anëtarësim në BE. Ky është projekt i yni i përbashkët”, deklaroi Sharec.

Kryeministri slloven premtoi se do të vazhdon Sllovenia të përkrah RMV-në në rrugën euroatlantike. Ai theksoi se ‘negociatat nuk do të jenë të lehta dhe do të jenë të gjata, por fillimi është gjysma e rrugës’.

“Për Parisin besoj dhe dëshiroj që deri atëherë do të mbisundojë qëndrimi se RMV meriton fillim të negociatave” , tha Sharec.

Kryeministri Zaev tregoi se Sllovenia me 375,9 milionë euro investime të drejtpërdrejta, është investuesja e pestë më e madhe, duke mos harruar edhe ndihmën në kohën e krizës me emigrantët.

“Me të vërtetë nuk presim një nga shembujt më pozitiv të Ballkanit dhe Evropës të ndëshkohet dhe t’i kthehet nacionalizmit”, deklaroi Zaev.

Aspirata jonë, theksoi Zaev, nuk është menjëherë të jemi vend anëtar, por t’i fillojmë negociatat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button