Kuvendi i Holandës i rrëzoi 3 propozimet kundër hapjes së negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë

Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri. Top Channel raporton se mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin.

Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.

Megjithatë ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i parlamentit.

Holanda nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po.

Tre mocionet e ngritura sot në parlamentin holandez nga e majta ekstreme dhe e djathta ekstreme janë rrëzuar.

Mocionet ishin:

  • T’i themi jo hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në këtë raund.
  • Mos pranojmë asnjëherë, të hapen negociatat me Shqipërinë
  • Mos pranojmë asnjëherë të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Mocioni i parë ka marrë disi mbështetje, por jo shumicë. Ndërsa dy mocionet e tjera mbështetja ka qenë thuajse zero.

Qëndrimi qeverisë holandeze nuk do ndryshojë nga çfarë deklaruan para disa ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button