Nuk ndjej faj, ka thënë nënkryetarja e kuvendit Frosina Remenski e dyshuar për rastin “Reket”

Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Tashevski-Remenski sot në mëngjes doli e para nga tre të dyshuarit në “Reket” për të cilët gjyqi duhet të vendos sot nëse do t’ua merr pasaportat, transmeton SDK.

“Unë edhe kur kam dhënë deklaratë si person që duhet të jep informata të caktuara në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, kam thënë që nuk ndjej faj për ngjarjet në Aleancën ndërkombëtare, ku kam qenë kryetare nderi”, deklaroi ajo pasi doli nga gjyqtara e procedurës paraprake, para cilës Ruskovska dhe avokati i Remenskit i ballafaqojnë argumentet pro dhe kundër arratisjes dhe ndikimit të saj mbi dëshmitarët.

Gjykatësi i procedurës paraprake më vonë do të vendos nëse duhet t’i miratojë masat kundër saj.

Në pyetjen se si e interpreton deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev për përjashtimin e saj nga partia, e dyshuara Remenski ka thënë që do ta respektojë vendimin e tij dhe të partisë dhe se nuk e merr Zaevin me qëllim të keq.

Pas Remenskit në gjykatë sot pasdite ka hyrë edhe Mile Jovanovski, babai i Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili ka thënë që nuk ndjen faj.

“Nuk ndihem fajtor dhe s’kam marrë pjesë në takime për ndërtim të shtëpive si pjesë e Alenacës ndërkombëtare”, ka thënë Mile Jovanovski pasi kas dalë nga Gjykata penale.

Dje Ruskovska ka lëshuar urdhër për të hapur hetim kundër Bojan Jovanovski-Boki 13 i cili gjendet në paraburgim për zhvatje të Orce Kamçev, kundër babait të tij Mile Jovanovski, Jasna Mandiq dhe asistentja e saj, si dhe kundër nënkryetares së Kuvendit dhe deputete e LSDM-së Frosina Tashevska-Remenski për mashtrim, pastrim parash dhe asistim në këto vepra penale. Ajo ka kërkuar për ata masa kujdesi: marrje të dokumentit për udhëtim, ndalesë për të braktisur vendqëndrimin (Shkup) dhe patjetër të paraqiten në gjykatë një herë në javë. Ruskovska ka thënë që është lëshuar urdhër për kërkim në shtëpitë e tre të dyshuarve, ndërsa që për këtë hetim nuk ka pasur masa të veçanta hetimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button