Njihuni me hotelin me dhomat më të veçanta në botë (FOTO)

Quinta Da Pacheca janë vreshtat e famshëm të Portugalisë që tanimë ofrojnë për klientët edhe një akomodim të pazakontë. Themi të pazakontë pasi dhomat janë si fuçi të mëdha vere që krijojnë një hotel ku asgjë nuk mungon. Dhomat kanë një shtrat të madh, tualet, wifi, ajër të kondicionuar dhe tavan me pjesë xhami, nga ku mund të shohësh yjet natën. Për të mos folur pastaj për pamjen piktoreske që duket nga dritaret. Thjesht mendoni të zgjoheni në një dhomë druri në mes të vreshtave. Nuk do të ishte një eksperiencë unike?

Vreshtat ndodhen ne Douro River Valley, në lindje të qytetit të Porto-s. Në total janë 15 dhoma të hapura për të gjithë ata që duan të kalojnë disa pushime ndryshe. Gjithashtu hoteli ofron shumë aktivitete të tjera si: piknik, degustim vere, mësime gatimi, vjelje dhe shtypje rrushi etj. Po ashtu, mund të bëni edhe xhiro me varkë në lumin Douro, transmeton Revista Class.

Tani me siguri doni të dini sa kushton një natë në këto fuçi vere? Çmimet në këto dhoma fillojnë nga 255 euro nata. Pak të kripura si çmime, por mendojmë se ia vlen, sidomos për ata që e adhurojnë natyrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button