Në pranverë do të fillojë instalimi i sistemit të NTP-së për huazim të biçikletave në Shkup

NQP – Shkup është duke i bërë aktivitetet përgatitore për fillim të procedurës për hartim të projektit për instalim të sistemit për huazim të biçikletave. Biçikletat publike do të ishin në dispozicion nëpër 30 lokacione në Shkup, ndërsa do të huazohen me kartelë kreditore dhe debitore apo me SMS-porosi. Krahas sistemit të automatizuar për huazim, biçikletat e ardhshme do të kenë sistem për pozicionim (GPS) për t’u pamundësuar vjedhja e tyre.

Nga NQP, për “Meta.mk”, thonë që në këtë moment janë duke bërë analizë në terren për mënyrën e deritanishme të funksionimit të sistemit për huazim të biçikletave, janë duke e grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm dhe janë duke i përcaktuar detajet për këtë projekt.

“Nga perspektiva e tanishme, nuk është e pëlqyeshme të saktësojmë se kur do mund të fillonte projekti. Është e sigurtë që realizimi i tij në terren pritet në pranverë”, theksojnë nga NQP – Shkup.

Qyteti i Shkupit në qershor të këtij viti ka bërë ndryshime në sistemin e deritanishëm për huazim të biçikletave, me të cilin deri atëherë ka menaxhuar NP “Parkingu i Qytetit”. Ndërrimi i ndërmarrjes që e menaxhon me projektin është me qëllim q[ biçikletat për huazim të integrohen me transportin publik të qytetit në Shkup, ndërsa qytetarët të kenë më tepër alternativa si mjet për transport.

Autoritetet këtë pranverë kanë informuar që sistemi i ardhshëm do të ketë aplikacion për celularë, me të cilin qytetarët do të mund të kontrollojnë në internet në cilën pikë ka biçikleta të lira për huazim. Përveç kësaj, qytetarët mund ta lënë biçikletën që e kanë huazuar në cilën do pikë nëpër Shkup. Për realizim të projektit, NPQ – Shkup do të merr subvencione nga buxheti i qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button