Këtë vit Nobelin për Letërsi e kanë fituar dy persona

Akademia suedeze do të bëjë të ditur emrat e dy laureatëve për Çmimim Nobel të Letërsisë, meqë vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual, njofton REL.

Në mesin e favoritëve janë Anne Carson, Margaret Atwood, Ismail Kadare dhe Lyudmila Ulitskaya.

Akademia Suedeze në Stokholm ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.

Burri i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson është dënuar me 2 vjet e gjysme burgim pasi është dënuar për dhunim.

Frostenson më pas është larguar nga akademia.

Deri më tani Çmimet Nobel për këtë vit janë ndarë për mjekësi, fizikë dhe kimi.

Këto çmime, secili në vlerë të 908,000, dollarëve, do të prezantohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button