Nuk ka ndryshim në pozicionin francez për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Takimi i djeshëm i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së nuk ka sjellë përparim në qëndrimin e Francës për fillim të negociatave  me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, thonë burime diplomatike franceze për AIM, njofton Portalb.mk.

“Nuk presim të ketë zhvendosje deri në fillim të mbledhjes së ministrave në Luksemburg, të martën; asgjë s’ka ndryshuar në krahasim me javën e kaluar, vendimin duhet ta merr presidentit Emanuel Makron,” kanë thënë për AIM diplomatët e pranishëm në mbledhjen e djeshme të ambasadorëve.

Diplomatët nuk e konfirmojnë informacionin që Franca Nuk është optimiste” për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç kanë raportuar disa media franceze.

– Nuk mund ta konfirmojmë një informacion të tillë sepse Franca thjesht nuk ka qëndrim për momentin, kështu që s’mund të thuhet nëse është optimiste apo jo.

Sipas burimeve të larta qeveritare të një vendi anëtar i BE-së që kanë qenë në kontakt me qeverinë franceze, “Makronit nuk  i pengon të jetë i izoluar rreth kësaj çështjeje në BE”.

Bisedimet midis vendeve anëtare të BE-së përqendrohen gjithnjë e më shumë në ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, veçanërisht pas qëndrimit të qeverisë Holandeze dhe kushteve të përcaktuara nga Gjermania. Mbetet që një numër i vendeve të BE vazhdojnë të insistojnë që të dy vendet të hyjnë në pako, për arsye të ndryshme.

Për disa shtete anëtare, ndarja e Shqipërisë “është problematike sepse do të krijojë një perceptim se ato janë të izoluara nga procesi i bisedimeve nga vendet me shumicë myslimane”, ndërsa të tjerët konsiderojnë së është në lojë stabiliteti rajonal dhe kanë frikë që nëse Tirana bllokohet kjo do të “ndikojë negativisht” në dialogun. Prishtinë – Beograd

“Megjithëse disa vende nuk e pëlqejnë ndarjen, nëse Franca e mban atë pozicion, ata me siguri do të pranojnë, më mirë një vend të fillojë negociatat se asnjë, megjithatë çdo gjë do të varet nga Makroni”, shpjegon një diplomat i lartë i BE-së për AIM.

Megjithatë, pozicioni i qeverisë Holandeze ka inkurajuar mbështetësit e zgjerimit, por ende nuk është e sigurt që vendimi do të merret të martën. Varësisht nga dinamika e bisedimeve në mbledhjen e ministrave në Luksemburg, do të dihet nëse do të jetë e nevojshme që vendimi përfundimtar t’u lihet krerëve të shteteve dhe qeverive në samitin, i cili do të zhvillohet dy ditë më vonë në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button