Kurti sot takon Mustafën dhe Osmanin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari i kësaj partie për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka njoftuar se sot do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, transmeton 21Media.

Kurti e ka bërë të ditur këtë gjatë një interviste për media. Me këtë takim fillojnë negociatat për formimin e qeverisë së vendit, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e kaluar ku VV doli parti fituese dhe LDK u radhitë e dyta. Ai nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se do të diskutojnë për mundësinë e koalicionit qeverisës.

“I mbetet Vjosa Osmanit me fol”, tha ai.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja , Vjosa Osmani dje kishte thënë se alternativa e vetme për qeverisje është koalicioni LDK- VV. Takime ditë më parë ka paralajmëruar edhe Isa Mustafa.

“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, do të takohemi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së”, kishte Mustafa në Facebook pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button