Kritika të ashpra për masat e qeverisë shqiptare kundër dezinformatave

Pas gati 11 muajsh kritikash të ashpra nga gazetarët, shoqatat dhe organizatat ndërkombëtare, ligjet e diskutueshme që, sipas kundërshtarëve, do të ndikojnë negativisht në punën e gazetarëve dhe liria e fjalës në Shqipëri pritet të votohet në parlament këtë muaj, njofton Meta.mk.

Çështja filloi në dhjetor 2018, kur kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi masa kundër dezinformatave. Pas njoftimit të tij se ishte koha për një zgjidhje kundër shpifjeve dhe dezinformatave, u prezantuan dy projektligje që parashikonin 11 masa, duke e përfshirë regjistrimin ligjor të mediave në internet, zbardhje të pronësisë dhe burimeve të tyre të financimit. Për shkelësit u paralajmëruan edhe dënime të rënda, duke filluar nga gjoba me para, bllokimi për një kohë të caktuar deri në mbylljen e plotë të mediave onlajn.

Masat e paralajmëruara hasën në reagime të ashpra nga publiku i mediave, veçanërisht për krijimin e sistemit për regjistrim, konkretisht për onlajn mediat, është kritikuar si formë e “licencimit” të lirisë së fjalës, ndërsa krijimi i sistemit të monitorimi nga organi i mediave audio vizuale është interpretuar si institucion për censurë.

Organizatat e mediave i kanë vëer[ësuar këto propozim ligje si jo kushtetuese dhe të dëmshme për lirinë e shprehjes.

Në dhjetor të vitit kaluar, shtatë organizata ndërkombëtare për lirinë e mediave i bënë thirrje qeverisë t’i tërheqë propozim ligjet, duke i konsideruar ato si të pashembullt deri tani në kontinentin e Evropës.

“Organizatat besojnë se dy projektligjet, si për nga forma ashtu edhe për nga fryma, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën evropiane. Ato përfaqësojnë një kufizim krejtësisht të panevojshëm për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave dhe përmbajnë rrezik për të krijuar regjim policor ndaj onlajn mediave”, thuhet në një letër të nënshkruar nga Federata Evropiane e gazetarëve, Qendra Evropiane e lirisë së mediave dhe e Shtypit, PEN Internacional dhe Reporterët pa kufij.

Aleksandër Çipa, analist i pavarur në Tiranë dhe kryetar i Unionit të gazetarëve të Shqipërisë, i cili e ka nënshkruar deklaratën në duzinë organizatash mediatike kundër pakos së ligjeve e ka theksuar në mënyrë plotësuese faktin se ligjet nuk janë hartuar në konsultim me palët e interesuara:

“Të dy projektligjet me të cilat ndryshohen ligjet aktuale nuk janë përgatitur në konsultim/diskutim me palët e interesuara. Agjencitë e zbatimit të këtyre ligjeve janë institucione publike, administrative të zgjedhura nga politika dhe nuk mund të garantojnë lirinë e mediave në internet. Dënimet nuk lëshohen nga gazetarët dhe redaktorët në internet – duke krijuar kështu të gjitha parakushtet për censurë dhe vetë-censurë”, thotë Çipa.

Për propozim -ligjet reagime dhe analiza ka pas edhe nga Misioni i OSBE-së Shqipëri.

“Ligji i ardhshëm duhet të respektojë standardet dhe obligimet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe të mos ndikojë negativisht në lirinë e mediave në vend,” kanë porositur nga organizata.

Sidoqoftë, më 3 korrik 2019, Qeveria shqiptare, me disa ndërhyrje, i miratoi këto projektligje dhe ato do të gjenden para Parlamentit shqiptar gjatë këtij muaji (tetor).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button