“Shkupi” e vazhdoi si kampion rrugëtimin evropian, 7 gola në Kroaci (VIDEO)

Futsall “Shkupi” pas suksesit të arritur në fazën e parë të kualifikimeve për Champions League të mbajtur këtë verë në Shkup, ai e vazhdoi fazën “Main Round” me sukses, transmeton Portalb.mk.

Vendi i parë në grupin B për kualifikimet në Ligën e kampionëve në futsall për sezonin 2019/2020 i mundëson të kalon në fazën “Main Round” në garat evropiane, ku do të ndeshet edhe me tri ekipe tjera evropiane, Leo nga Armenia, Omonia nga Qipro dhe nikoqiri Novo Vrijeme nga Kroacia.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar sonte në qytetin bregdetar Makarska të Kroacisë, ekipi nga Shkupi e arriti të fiton me rezultat 7-4 kundër ekipit të Omonias.

Golat për ekipin e Shkupit u shënuan nga Erkan Seferi (2), Ylber Alili (2), Zoran Leveski (1), Rexhep Sulejmani (1) dhe Nikolla Dimovski (1).

LEXO: KFV Shkupi pa konkurrencë, portieri Berisha shënoi supergol (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button