Ligji për përdorimin e gjuhëve, Qeveria do të zbatojë mendimin e Komisionit të Venedikut

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka kërkuar akoma kohë deri në fund të vitit që të del me analizat përfundimtare dhe zbatimin e vërejtjeve të Komisionit të Venedikut, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria këtë e kërkoi për shkak kohës së nevojshme t’i analizojmë argumentet e tyre dhe t’i japim qëndrimet tona dhe thamë se do ta presim mendimin përfundimtar. Ne informuam se draft versioni është dorëzuar te ne, na duhet kohë t’i shohim analizat”, deklaroi Zaev.

Qeveria e RMV-së kishte kërkuar që të shtyhet mendimi përfundimtar i Komisionit të Venedikut, i cili ishte paraparë të publikohet më 11 dhe 12 tetor.

Kryeministri Zaev deklaroi se deri në fund të vitit presin mendimin përfundimtarë të Komisionit të Venedikut, ndërkohë do të analizohet rekomandimi fillestar i Komisionit.

“Kur do të arrijë mendimi përfundimtar, do të zbatohet për shkak se duam të jemi anëtare e BE-së, ndërsa Komisioni i Venedikut me qëllim të mirë, të drejtë dhe në pajtim me vlerat evropiane i jep sugjerimet e saj. Ne nuk kemi problem të jemi avangarde të ecim përpara disa normave evropiane, por shtoi të mos arrijmë në situatë që duke dashur ta zbatojmë një të drejtë të caktuar njerëzore, ta rrezikojmë të drejtën e drejtësisë”, tha Zaev.

LEXO: “Plusinfo” publikoi vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin e gjuhëve, Deskoska refuzoi t’i komentojë
LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve nën llupë të Komisionit të Venedikut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button