Robert Boteri: Mediave në Slloveni u jepet ryshfet për të diskredituar politikanë dhe biznesmenë

Robert Boteri, drejtori kreativ i revistës “Mladina“ nga Sllovenia, ka dekada që është pjesë e kësaj reviste kult, që në ish-Jugosllavi ishte pararojë e avangardës shpesh me përmbajtje kontroverse. Në prill të këtij viti, ndodhi një incident diplomatik, kur “Mladina” në faqen e parë publikoi një karikaturë me kryeministrin hungarez Viktor Orban duke ngritur dorën me përshëndetje naziste, i rrethuar nga disa figura të vogla të politikanëve të krahut të djathtë sllovenë, përfshirë edhe Janez Janshën. Mladina më pas sqaroi se faqja e parë ishte rezultat i ndërhyrjes së Orbanit në skenën e mediave sllovene me blerjen e disa mediave në pronësi të njerëzve të Janshës.

Duke folur për Meta.mk, Botter zbulon se një nga lajmet kryesore të mediave në Slloveni ishte arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në Hungari, se faqet nacionaliste përhapin lajme të rreme dhe gjuhë urrejtjeje, ndërsa gjyqtarët nuk guxojnë të shqiptojnë dënime. në emër të lirisë së fjalës, ndërsa shpesh “blihen” sajte për të diskredituar biznesmenë dhe politikanë.

Me çka ndërlidhen lajmet e rreme në Slloveni?

– Kohët e fundit, shumica e dezinformatave kanë qenë të lidhura me krizën e migrantëve. Atëherë kishte informacione, veçanërisht në sajtet nacionaliste, me komente negative të orientuara për të portretizuar migrantët si kriminelë. Një tjetër gjë është se diskreditimi i ynuar i politikanëve dhe biznesmenëve të caktuar kur u jepet ryshfet sajteve të caktuara për të publikuar ndonjë aferë. Në aso raste sajteve u jepen disa dokumente, që ata i botojnë dhe më pas fillon afera. Në fund vërtetohet që gjithçka është bërë për ndonjë qëllim të specifik.

Si reagon shteti, komuniteti i mediave?

Faqja e parë e “Mladina” me Viktor Orbanin: “Evropën e japim, Orbanin nuk e japim ”

– Reagimi ishte histerik! Gjithmonë ka histeri. Kështu që nëse në mëngjes publikoni një dokument me të cilin pretendoni se dikush e njeh dikë, ndërsa ai njeh dikë tjetër, gjatë gjithë ditës historia rrumbullakohet që në mbrëmje të arrijë mohimi se nuk është kështu, sepse në Slloveni secili njeh secilin. Por atëherë, në fund të ditës, askush nuk di asgjë. Kishte një informatë që migrantët në Gjermani kishin hyrë në një kopsht zoologjik dhe e kishin ngrënë një dhi. Lajmet kishin miliona shikime. Pastaj erdhi lajmi se në atë vend as që kishte kopsht zoologjik, as dhi dhe se ngjatja nuk kishte ndodhur dhe atë lajm e klikuan njëqind herë më pak njerëz.

Kush i plason më së shpeshti këto lajme?

– Ajo që është veçanërisht e frikshme tani është se dikush po bën gjëra të tilla për arsye ekonomike. Sepse nëse ai ka shumë klikime, ai do të marrë reklama dhe para. Ato gjëra nuk bëhen për shkak të bindjes, jo për ideologji, por për para. Të tilla janë onlajn mediat.

Si është e rregulluar tek ju lufta kundër lajmeve të rreme, a ka ndonjë rregullore?

– Ne kemi vetëm një inspektor të mediave për të gjithë vendin dhe është e pamundur që ai të mbulojë gjithçka. Prandaj, vetëm thuhet se po bëhen përpjekje për të ndjekur penalisht këtë gjuhë armiqësore të urrejtjes në internet, por askush në Slloveni ende nuk është dënuar, pasi gjithmonë arrihet në përfundimin se këto janë vetëm fjalë të shkruara diku, se “nuk do të kthehemi përsëri, “siç ishte dikur në Jugosllavi, që duke bërë kështu ne do të përndjekim lirinë e fjalës. Kështu që, në një farë mënyre lejohet që dikush të kërcënohet, një grup, një kombësi dhe gjithçka që mund të fshihet pas asaj lirie të fjalës.

A ka Sllovenia një ligj që e rregullon gjuhën e urrejtjes?

– Kemi një ligj, megjithatë, gjyqësori është i mendimit që nëse nuk mund të krijoni lidhje të drejtpërdrejtë midis fjalës së shkruar dhe veprës penale, atëherë ajo nuk ndiqet penalisht. Pra, nëse thoni: “Unë do t’i vendosja migrantët para muri dhe do t’i pushkatoja”, gjykata nuk do t’ju dënojë sepse thotë që ju thjesht e keni thënë atë, ndërsa s’keni pushkë për të kryer veprën, përkatësisht që nuk është vepër aq e rëndë sa për ta gjykuar.

Çfarë bëjnë, ndërkohë, shoqatat e mediave?

– Shoqatat e mediave janë në krizë sepse nuk dinë me kë të merren. Anëtarët e shoqatave të mediave janë gazetarë të mediave të shkruara, ndërsa gazetarët që shkruajnë lajmet e rreme nuk janë anëtarë të shoqatave. Madje ka edhe media që janë tabloide dhe nuk i njohin aspak gjykatat e  gazetarëve as kodet, asgjë… Thjesht, gjithçka është e ndyrë.

A shkruhet diçka për Maqedoninë në mediat sllovene?

– >Shkruhet sigurisht. U lexua gjerësisht për krijuesit e fejk  faqeve në favor të Trampit dhe lajmet e rreme, ata ishin më të pranishmit në skenën e mediave sllovene. Atëherë, kur  u ndërrua emri dhe kur i juaji (Gruevski vj) iku te Orbani. Atëherë kemi pasur edhe një intervistë me një person i cili shpjegonte sesi të dhënat e inteligjencës shfrytëzohen për qëllime politike.

Shumë më tepër shkruhet për Maqedoninë se sa për Shqipërinë, ose për Kosovën apo për Malin e Zi. “Mladina” kishte për Maqedoninë madje një faqe të parë në të kaluarën, në kohën e konfliktit për ujin midis banorëve të Vevçanit dhe Oktisit, asokohe ajo ishte një temë e madhe.

Dhe cila është figura për Maqedoninë, e cila dëshiron të anëtarësohet në BE?

– Do ta them kështu – sigurisht që ju mbështesim për atë që dëshironi të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian, por kini kujdes, sepse problemet tuaja fillojnë nga momentin që të hyni në BE. Kjo deri më tani, le të themi se është shkollë fillore, por kur të hyni në BE, atëherë fillojnë problemet e mëdha. Tani ju për vete jeni sovran, ju vendosni nëse do ta pranoni emrin apo jo. Pastaj, kur të jeni në BE, për disa gjëra nuk do të vendosni më, që do të jetë  paksa e çuditshme për ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button