Indeksi Global i Konkurrueshmërisë: RMV-ja më mirë në inflacion, e më keq në infrastrukturë

Indeksi Global i Konkurrueshmërisë i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), e ka nxjerrë Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) më mirë në mirëmbajtjen e inflacionit, e më keq në zhvillimin e infrastrukturës, njoftojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), si partnerit institucional të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), transmeton Portalb.mk.

Vendin e parë në inflacion, RMV-ja e ndanë me 88 shtete të tjera.

Si çështje kyçe në Indeks, është vlerësuar se, teknologjia e re është duke kanosur rritjen ekonomike dhe produktivitetin e shteteve.

vlerësimin e përgjithshëm,  RMV-ja është radhitur në vendin e 82, dy vende më mirë se në vitin paraprak (2018 – 84).

Në raportin e vitit 2019 ka të dhëna për 141 ekonomi në 12 shtylla, ku në disa prej tyre RMV-ja rangohet siç vijon më poshtë:

  • Institucione – është e radhitur në vendin e 84 (në vitin 2018 – 85), gjë që tregon se biznesi has në vështirësi institucionale në funksionimin e tij.
  • Infrastruktura – që është me rëndësi të jashtëzakonshme për një ekonomi të shëndoshë, radhitet në vendin e 75 (në vitin 2018 – 80).
  • Arsimi dhe kualifikimi cilësor i fuqisë punëtore, është radhitur në vendin e 83 (në vitin 2018 – 81).
  • Sistemi financiar – është e radhitur në vendin e 83(2018 – 80), kurse përkrahje e lokomotivës së ekonomisë, gjegjësisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me kredi është radhitur në vendin 115 (2018 – 114).
  • Inflacion – gjegjësisht mirëmbajtjen e inflacionit, RMV-ja e ndan vendin e parë me 88 shtete të tjera.

Sipas të dhënave, RMV-ja më keq qëndron me infrastrukturë, gjë për të cilën OEMVP-ja vlerëson se janë të rëndësishme të realizohen.

“Kjo dëshmon se kërkesat e OEMVP-së për të realizuar investime kapitale në infrastrukturë janë më se të rëndësishme”, thonë nga OEMVP.

Duke u bazuar në të dhënat e Indeksit për shtyllën e arsimit, OEMVP-ja vlerëson se në RMV nuk kemi fuqi punëtore që i përshtatet kërkesave të tregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button