“Reketi” është zgjeruar me 4 persona fizikë dhe një juridik, e përfshirë edhe deputetja Remenski

Ndër të dyshuarit janë Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Jasna Mandiq

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ka nisur procedurë hetimore kundër pesë personave fizikë dhe një juridik për mashtrim që lidhet me rastin “Reket”, transmeton Portalb.mk.

Personi juridik është Lidhja Ndërkombëtare, ku kryetar është i dyshuari i parë në “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe anëtarë të tjerë të Lidhjes, por edhe një funksionar, të cilët ngarkohen për mashtrim, larje parash dhe ndërmjetësim në këto vepra.

Në lidhje me procedurën parahetimore, prokurori që udhëheqë me lëndën, ka vërtetuar se në periudhën kohore korrik 2017 – prill 2018, i dyshuari i parë, si kryetar i Lidhjes Ndërkombëtare ka mbajtur në mashtrim dy udhëheqë të dy shoqatave për ndërtimtari. Prokuroria kumtoi se i dyshuari tashmë është në paraburgim.

“Ai, duke gënjyer se do të sigurojë tokë e pandërtuar shtetërore për ndërtim të personave të moshuar dhe qendër për riparim të celularëve, dhe për subvencionim nga shteti, nga të dëmtuarit, nëpërmjet agjencisë autoriale, ka arritur të marrë mjete parash në vlerë prej 719.905 euro nga një person fizik dhe 233.821 nga persona fizik të tjerë. Të dyshuarit tjerë me paramendim i kanë ndihmuar të dyshuarit të parë në realizim e veprave penale, duke përgatitur marrëveshje, duke tërhequr mjetet e paguara, duke paguar mjete të personave fizik të tjerë në bazë të huas dhe donacionit. Njëri nga personat e dyshuar si funksionar, bashkë me të dyshuarit e parë, me çfarë e kanë shfrytëzuar imazhin e vet dhe autoritetin dhe të dëmtuarit kanë krijuar përshtypjen se prapa projekteve të ofruara qëndron edhe pushteti ekzekutiv”, thuhet në kumtesë.

Këtë informacion e ka kumtuar edhe kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski.

Funksionari i përfshirë është deputetja e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Frosina Remenski, për të cilën prokuroria ka kërkuar masë të kujdesit, babai i Boki 13-s, Mile Jovanovski dhe zëvendëskryetarja e Lidhjes Ndërkombëtare, Jasna Mandiq, për të cilën kërkohet paraburgim.

Përndryshe, aktakuza për “Reket” do të ngritet nesër, pasi që ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, si e dyshuar e tretë në rast, ka refuzuar të japë deklaratë para Vilma Ruskoskës.

Nga ana tjetër, dje deklaratë nuk ka dhënë as i dyshuari i parë, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, pasi në momentin e hyrjes së tij, ka pasur të vjella – probleme shëndetësore, për çfarë është dërguar për mjekim në Spitalin “8 Shtatori”. Nga kjo e fundit kanë njoftuar se pas mjekimit, Boki 13 sërish është dërguar në paraburgim në Burgun e Shuto Orizares.

Në paraburgim në Shuto Orizare është edhe Janeva, e ndërkaq i dyshuari i dytë, Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec është në arrest shtëpiak.

Në rastin “Reket”, të dyshuar janë Katica Janeva, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Dy të fundit dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE: Kamçevi edhe bashkëpunues në rastin “Reket”, por edhe i dyshuar i parë në “Perandoria”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button