Çmimi Nobel për Kimi është ndarë për punën në bateritë rimbushëse

Profesorët, John Goodenough, Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Kimi këtë vit, njofton REL.

Ata kanë fituar këtë çmim për “zhvillimin e baterive rimbushëse”.

Përgjatë punës së tyre, shkencëtarët është thënë se ata kanë krijuar kushte për krijim të baterive që hasen në përditshmëri.

Bateritë rimbushëse janë përmendur edhe më herët si krijim për të cilin meritohet një çmim, pasi ato përdoren në telefonë, laptopë dhe makina elektrike.

Shkencëtarët do të ndajnë në mënyrë të barabartë shumën prej 740,000 dollarëve që vjen bashkë me çmimin e ndarë nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Goodenough, 97-vjeçar është laureati më i vjetër që ka fituar ndonjëherë Çmim Nobel në të gjitha kategoritë.

Të hënën, Komiteti i Nobelit ndau Çmimin për Mjekësinë, ndërsa të martën edhe Nobeli në Fizikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button