Mickoski: Duam zgjedhje parlamentare, mori ose jo RMV-ja datë nga BE-ja

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se, është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht asaj se në Këshillin e Bashkimit Evropian do të marrë ose jo datë për nisjen e negociatave Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi i partisë është i qartë, menjëherë pas vendimit të Këshillit Evropian, në drejtim të asaj se a mori ose jo Maqedonia datë, duhet të organizohen zgjedhje parlamentare”, tha Mickoski.

Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev tha se, zgjedhje do të ketë në tetor të 2020-s, kurse mediat publikuan informatën se, partitë në pushtet kanë marrëveshje të fshehtë për zgjedhje në mars të 2020-s.

Vendimi për datën e BE-së do të kuptohet më 18 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button