Pagat në arsim, Qeveria pranoi rritjen prej 10 për qind nga prilli i 2020-s

Nëse pajtohet Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka miratuar rritjen e pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qind nga muaji prill i 2020-s, transmeton Portalb.mk.

Kjo u vendos dje në seancë qeveritare.

Megjithatë, kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov mendon se, për sindikalistët dhe punëtorët arsimorë, e pranueshme do të ishte rritja prej 15 për qind nga muaji janar i 2020-s.

Vendimi i SAShK-ut do të dihet javën tjetër.

LEXO EDHE: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes

Kjo vjen pasi që sot në Këshillin e SAShK u hedh për shqyrtim oferta e djeshme e MASh-it, që nga prilli i 2020-s të rriten rrogat në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qindMe këtë mësimdhënësit janë të pakënaqur.

SASHK nga viti i kaluar shkollor 2018/19, përmes komunikatave dhe protestave ka kërkuar rritje të pagave. Në vazhdën e aktiviteteve, SASHK më 2 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor 2019/20 mbajti greve paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button