Ndotja, Qeveria do të subvencionojë 10 mijë familje nga Tetova, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) do të subvencionojë inverterë për 10 mijë familje nga Tetova, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi, u vendos në seancën e djeshme të 158-të, njofton Portalb.mk.

Subvencionimi është në kuadër të masës ekologjike, dhe si target grup janë familjet të cilët shfrytëzojnë pajisje joefikase energjetike për ngrohje me derivat të ngurtë dhe fosil, me çka seriozisht ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Për realizim të kësaj mase, Qeveria e ka rekomanduar Këshillin Drejtues të Shoqatës Aksionares “Elektranat e RMV-së”, që të sjellë vendim për sigurim të mjeteve shtesë në vlerë prej 618.000.000 denarë si dhe të sjell vendim për sigurimin e mjeteve për fushatë publike edukative.

Qeveria ka bërë thirrje ndaj Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil, të përzgjedh dy organizata ekologjike civile, që të njëjtat të përfshihen në realizimin e kësaj mase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button