Reformat në administratë, Qeveria i dha dritë jeshile zbatimit të analizës funksionale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), në seancën e djeshme të 158-të e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për zbatimin e analizës funksionale në institucionet e sektorit publik, njofton Portalb.mk.

Analiza, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, analiza ka për qëllim t’i identifikojë sfidat nga aspekti organizativ dhe funksional në institucionet në të cilat zbatohet, të cilat mund potencialisht ta vështirësojnë apo pengojnë realizimin e kompetencave aktuale dhe detyrave të institucionit.

“Përmes analizës do të propozohen masa konkrete për përmirësimin e përmbushjes së qëllimeve dhe detyrave të institucionit, të drejtuara ndaj realizimit të rezultateve të pritura dhe ndaj përmbushjes së opinionit dhe interesit të qytetarëve”, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button