Bullgaria rekomandoi dhënien e datës së BE-së për RMV-në dhe Shqipërinë

Qeveria e Bullgarisë i ka thënë “po” marrjes së datës për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e negociatave anëtarësuese në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Informacionin e ka konfirmuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Edhe ministri i Mbrojtës, Krasimit Karakaçanov ka deklaruar se në seancë qeveritare është votuar “për” dhënien e datës së BE-së për RMV-në dhe Shqipërinë.

Në Kuvendin e Bullgarisë dje ka qenë i dorëzuar propozim – deklarata për zgjerim të BE-së dhe procesin e inkuadrimit të RMV-së dhe Shqipërisë.

Në dokument, thuhet se Shkupi në mënyrë efikase duhet ta zbatojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë pasi edhe Sofja thirret në pranim të së vërtetës së historisë së përbashkët të të dyja shteteve dhe parandalim të çdo gjuhe të urrejtjes drejt Sofjes dhe Shkupit, me tone nacionaliste.

Ndaj Shqipërisë, si kushte paraqiten garantimi i të drejtave të pakicës bullgare, mësimi i gjuhës amtare dhe regjistrimi i popullsisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button