Gruevski s’do të jetë “kryetar i nderit”

Ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk do ta bartë as postin e “kryetarit të nderit” në parti, bëri të ditur dje lideri aktual i partisë, Hristijan Micskoski, transmeton Portalb.mk.

Largimi i Gruevskit nga funksioni i nderit nuk është rezultat i vullnetit të partisë apo liderit, por do të ndodhë me shfuqizimin e atij statusi në statutin partiak.

Mickoski, megjithëse i pyetur disa herë në intervistë në “TV 24”, nuk dëshiroi ta vlerësojë këtë ndryshim në statut, si distancim të Gruevskit, por e adreson atë te “rezultatet e reformave në parti”.

Do të thotë, nëse shfuqizohet statusi i Gruevskit në statut, atëherë Gruevski do të largohet nga VMRO-DPMNE-ja, me këtë do të hiqet edhe e detyrimi i Mickoskit që të distancohet nga veprimtaria e Gruevskit paraprake në parti, gjë e cila është kërkuar në vazhdimësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button