Shekerinska: Mbështetje e fuqishme nga Rumania për fillimin e negociatave me BE-në

Rumania është mbështetës aktiv i Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, u tha sot në takimin ndërmjet ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska me kryeministren rumune, Viorika Dançila dhe me ministrin e Mbrojtjes Nacionale, Gabriel Beniamin Lesh, që u mbajt sot në Bukuresht, njofton Portalb.mk.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, kryeministrja rumune Dançila e ka uruar Shekerinskën për progresin që Maqedonia e Veriut e ka bërë drejtë NATO-s, dhe ka potencuar se Rumania në mënyrë aktive e mbështetet rrugën evropiane të vendit. Ajo ka ofruar ndihmë gjatë hapjes së kapitujve në negociatat me Bashkimin Evropian dhe ka thënë se, hapja e negociatave do të jetë impuls pozitiv për tërë rajonin.

Në takimin me homologun e saj Lesh, Shekerinska ka potencuar se, të dy vendet kanë interes të sinqertë që bashkëpunimi në mbrojtje të thellohet edhe më shumë.

Ministri rumun Lesh ka thënë se, Rumania gjithmonë do të jetë mik i besueshëm dhe aleat i Maqedonisë së Veriut duke shtuar se, Shekerinskën e ka uruar për hapat e përfunduar me sukses në inkuadrimin drejt aleancës më të fuqishme ushtarake-politike të së sotmes – NATO.

Shekerinska - Lesh
Shekerinska – Lesh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button