Në Çair do të vendoset busti i presidentit amerikan, Udrou Uillson

Këshilli i Komunës së Çairit, i ka dhënë dritë jeshile vendosjes së bustit të presidentit amerikan, Udrou Uillson, njofton Portalb.mk.

“Kjo është iniciativë e përbashkët e Komunës së Çairit, Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore si dhe Muzeut dhe Bibliotekës Presidenciale Udrou Uilson. Kreu i Çairit falënderoi të gjithë këshilltarët dhe kryetarin e Këshillit Komunal për bashkëpunimin e realizuar konstruktiv në drejtim të nderimit të kësaj figure të shquar të historisë botërore që përcaktoi ekzistencën tonë si popuj të Ballkanit dhe për trajtimin e të gjitha çështjeve tjera në dobi të qytetarëve të komunës sonë”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Busti do të vendoset para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit, për rastin e 00 vjetorit të Traktatit të Versajës dhe është propozuar nga ana e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button