Është anuluar dhënia e mendimit nga Komisioni i Venedikut për Ligjin e gjuhëve

Mendimi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Komisioni i Venedikut është anuluar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Raporti, ishte vënë në rendin e ditës së seancës plenare të 120-të të Komisionit të Venedikut, e caktuar për më 11 dhe 12 tetor të këtij viti. Komisioni ishte ftuar të këmbejë mendime me përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut, për ta shqyrtuar, në pikëpamje të miratimit të tij, projekt-opinionin për Ligjin e gjuhëve, të përpunuar në bazë të komenteve nga Regina Kinet, Jan Velers, Ben Vernalen dhe Harald Hristian Sheu.

Arsyet për anulimin e shqyrtimit dhe miratimi i raportit të Strasburgut nuk jepen, edhe pse ai akoma është në rendin e ditës së komisionit.

Njoftimi për anulimin e mendimit, vjen në vazhdën e publikimit të vërejtjeve të këtij Komisioni për Ligjin, për të cilat sot reaguan presidenti, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Përndryshe, portali maqedonas “Plusinfo” ka publikuar vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe. Ndër vërejtjet konsiderohet të jetë, zbatimi Ligjit në procedura gjyqësore, gjoba e lartë, përfshirja e shtetësisë dhe komunikimi i shkruar ndërinstitucional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button