PZAP: Nuk do të ketë numërim të votave në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se ka hedhur poshtë ankesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga Subjektit Politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga Subjekti Politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të Urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hudhur si të palejuara ankesat e lartë theksuara”, thuhet në komunikatën e PZAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button