Shalenberg: Austria mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Aleksandar Shalenberg, Ministri për punë të jashtme i Republikës së Austrisë derisa zhvilloi takim në Tiranë me homologun e Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi se Austria e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ne duam të jepet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Nuk ka ende unanimitet në këshill, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten tek ne dhe ne kemi një qëndrim të fortë në këshill. Është detyrë e vështirë që Shqipëria do të marrë Presidencën e OSBE në fund të këtij viti. Është detyrë e lodhshme dhe i uroj sukses, por edhe këtu mund të mbështeteni tek ne, ne do t’ju mbështesim në të gjitha mënyrat. Ne do të mbetemi partnerë të fortë të Shqipërisë”, tha Shalenberg.

Kurë bëhet fjalë për Shqipërinë Shalenberg shtoi se azilantët shqiptarë  edhe më tej janë problem për Francën, që është “karakteristikë e përsëritur në bisedimet me kolegët francezë”.

Cakaj, theksoi se “Shqipëria i përmbushi  të gjitha kushtet për fillimin e negociatave inkuadruese, duke theksuar se Qeveria “intensivisht angazhohet të sigurojë vota për”.

“Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i përkushtuar të siguroj vota për”, tha Cakaj.

Në takimin me homologun austriak u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, zhvillimet në rajon si dhe për ndihmën prej 200 mijë Eurosh që Austria ka akorduar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button