U dënua polici i cili e provokoi Boki 13

Rojtari i burgut është pezulluar nga puna pasi është sjellë në mënyrë jo të hijshme gjatë nxjerrjes së Bojan Jovanovskit – Boki 13, si i dyshuari i rastit “Reket”, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për punëtorin e Burgut të Shutkës, i cili kishte bë sjellje të pahijshme ndaj Boki 13 me dorë drejt organeve gjenitale në ato momente. Dënimin për këtë shkak e konfirmoi edhe drejtori i burgut, Esad Rahiq.

Boki 13 ishte në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për të dhënë deklaratë, por pas 20 minutash nga hyrja e tij, ai me Ndihmën e Shpejtë u nxor jashtë për t’u dërguar në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Boki 13, problemet shëndetësore i ka paraqitur edhe si arsye për t’iu shfuqizuar paraburgimi, por kjo u refuzua nga Gjykata e Apelit nën arsyetimin se, ekziston rrezik për arratisje dhe të përsëritjes së veprës, për çfarë ai është në paraburgim.

Deklaratë para Ruskoskës duhet të japë edhe e dyshuara e tretë në “Reket”, ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, e cila gjithashtu është në paraburgim. I dyshuari i dytë është Zoki Kiçeec, i cili gjendet në arrest shtëpiak. Pasi të kalojë afati për mbikëqyrje në dëshmitë kundër të të dyshuarve nga ana e tyre, prokurorja që e udhëheqë lëndën, Ruskoska ka afat 30 ditë për ngritjen e aktakuzës.

Në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button