fbpx

Talenti shqiptar që mahniti Italinë

Quhet Marash Kumbulla, është vetëm 19 vjeç, por në Itali ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij, aq sa e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ i ka dedikuar edhe një artikull të tërë teksa e ka përkufizuar atë si ‘një mur që bën dëm’, transmeton TopChannel.

I lindur në vitin 2000 në Peschiera nga prindër shqiptarë, Kumbulla është në një prej emrave më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm te kjo skuadër që është e dyta në Serinë A me mbrojtjen më të mirë pas Interit. Verona ka pësuar vetëm 5 gola në 7 ndeshje dhe Kumbulla ka spikatur përkrah edhe lojtarëve të tjerë si Rrahmani dhe Gunter.

Por ajo që vecon ‘Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare është rekordi i vendosur prej tij në futbollin italian. Në fundjavë, Kumbulla shënoi golin e tij të parë në Serinë A në sfidën ndaj Sampdorias duke hyrë në historinë e këtij kampionati duke u bërë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që gjen golin në Serinë A.

Por jo vetëm kaq, kumbulla u bë edhe mbrojtësi i parë i lindur në vitin 2000 që shënon gol në të 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës. Marash Kumbulla që ka nënshtetësinë e dyfishtë, është krijuar në akademinë e Veronës dhe vitin e kaluar bëri debutimin me ekipin e parë në Serinë B, ndërkohë që këtë vit vendosi rekordin e papritur.

Dhe me shumë të drejtë, Edy Reja e ka grumbulluar në kombëtaren shqiptare për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 duke mos i kursyer aspak vlerësimet për këtë futbollist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button