Pendarovski do t’i komentojë vërejtjet për Ligjin e gjuhëve, kur do të jenë zyrtare

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski sot ka deklaruar se, vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin e gjuhëve do t’i komentojë pasi të njëjtat të publikohen zyrtarisht, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me çështjen konkrete duhet të kemi kujdes. Do të thotë, bëhet fjalë për draft, për hartimin e dokumentit i cili ka depërtuar supozoj nga arsye personale apo politike të dikujt para kohe. Të presim të publikohet zyrtarisht dhe unë do të doja të shoh nëse ajo që dy apo tre faqe ishte publikuar, ndërsa dokumenti ka më shumë faqe nëse do të mbetet me formulimet e njëjta deri në fund. Nuk do të doja të prononcohem në një pjesë të dokumentit, e cila ka depërtuar nga ajo pjesë, apo faqe e gjysmë ose dy, do të thotë pjesë e versionit parimor, nuk është version përfundimtar”, tha Pendarovski.

Ndaj publikimit të vërejtjeve, sot kanë reaguar edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Këto reagime vijnë, pasi dje portali maqedonas “Plusinfo” ka publikuar vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe. Ndër vërejtjet konsiderohet të jetë, zbatimi Ligjit në procedura gjyqësore, gjoba e lartë, përfshirja e shtetësisë dhe komunikimi i shkruar ndërinstitucional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button