Është hapur në zyrat e presidentit të shtetit hapësira për të rinj “MladiHub”

Në kuadër të zyrave të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovskit, është hapur sot hapësira për të rinj “MladiHub”, që sipas presidentit ju takon të gjithë të rinjve, organizatave civile dhe iniciativave qytetare, transmeton Portalb.mk.

“Secili i ri duhet të ketë mundësinë të ketë sukses, andaj na takon neve t’i përkrahim, t’u japim mundësi që t’i realizojnë idetë e tyre. Nga sot “MladiHub”, zyra e presidentit është hapësirë e juaja. Ju takon juve të rinjve, organizatave civile dhe iniciativave qytetare. Shfrytëzojeni për debate, ngjarje të karaktereve të ndryshme, por edhe për shoqërim. Në “MladiHub” të rinjtë do të përfitojnë njohuri digjitale nëpërmjet trajnimeve të ndryshme”, ka shkruar Pendarovski.

Në kuadër të promovimit të projektit “MladiHub” – Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt panel diskutim mbi “Shkathtësitë Digjitale dhe Transformimi i Shoqërisë”.

“Detyra jonë është të hapim hapësirë, t’u japim të rinjve krijues një shans, që energjia e tyre të zhvillohet më tej dhe ta udhëheqin këtë shoqëri, por pa ne këtu. Është fatale që politikanët të hapin dhe mbyllin proceset, dhe në ndërkohë t’i menaxhojnë ato. Ju duhet ta bëni këtë. Ja edhe një hapësirë plus ku ju mund ta bëni këtë. Nëse ju mungon diçka plus, ne do të shtojmë. Ne kemi sponsor të shkëlqyeshëm, bashkëpunëtorë dhe miq, njerëz që e kuptojnë këtë projekt. Shpresoj që ky do të jetë një vend ku do të shoqërohemi dhe do të dëgjojmë vetëm biseda të këndshme nga sot e tutje”, tha Presidenti Pendarovski, duke theksuar se në këtë zyrë në vend për politikë do të flitet për teknologjitë e reja dhe për atë se si shoqëria jonë dhe njerëzit tanë të jenë më të lumtur dhe më të pasur.

Ky projekt është i financuar nga Ambasada Britanike në Shkup, Fondi për Qeverisje të Mirë UKAID, implementuar nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë -KRNM dhe Oda Ekonomike e TIK-ut MASIT, me mbështetjen nga Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button