Korrupsioni i pranuar si “mënyrë e jetës”

Midis bartësve të aktivitetit ekonomik ekzistojnë interaksione siç janë: dhënia – marrja e shërbimeve; ndërmjetësimi në qarkullimin e mallrave midis organizatave; ndërmjetësimi nga prodhuesit deri te ekonomitë konsumatore; lejimi  –  shfrytëzimi i kredive; aktivitetet lidhur me  furnizimet publike etj. Në  interaksionet midis bartësve të aktiviteteve ekonomike dhe publike në situatën e tanishme  në Maqedoni, paraqiten anomali të ndryshme, të cilat sipas porosisë që vjen nga goja e “Evropianëve” gjykohen me  emra të ndryshëm, si: ekonomi e zezë, ekonomi ilegale, ekonomi joformale, korrupsion etj. Këto dukuri për fat të keq  lulëzojnë në Maqedoni dhe paraqesin një pasqyrë të papëlqyer për etikën e biznesit.

Ekonomia e zezë, apo ekonomia paralele, sot në vendin tonë paraqet një proces të krijimit të fitimit, me pak punë me shumë e rrezik, në raste të shumta me pak  kohë dhe duke i anashkaluar normat ligjore pozitive. Nga definimi i mësipërm del se motivet e afarizmit joformal të institucioneve dhe bartësve të pushtetit rrjedhin nga etja e madhe për fitime, të cilat duke e shfrytëzuar situatën, shpesh nuk hezitojnë të thyejnë normat e etikës dhe të anashkalojnë autoritetin ligjor për tu pasuruar në mënyrë jo të ndershme.  Korrupsioni  paraqet proces të krijimit të fitimit, me pak punë me shumë rizik, në raste të shumta me pak  kohë dhe duke i anashkaluar normat ligjore pozitive. Korrupsioni është aktivitet i kundërt me principet e funksionimit të shtetit juridik dhe sundimit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut, prandaj organet e shtetit në të gjitha frontet duhet të bëjë luftë me të gjitha këto sulme kriminale ndaj shoqërisë.

Nga hulumtimet e bëra lidhur me perceptimin e korrupsionit në Maqedoni tregojnë se korrupsioni është i pranuar si „mënyrë e jetës“.

82.0%,    Është mendim i përgjithshëm i qytetarëve se në Maqedoni nuk respektohen ligjet

75.8%    Mendojnë se në Maqedoni nuk sundon e drejta

35.5%    Mendojnë se korrupsioni është dukuri e  shpërndarë në të gjitha fushat

19.3%    Mendojnë se nuk ka mundësi të zvogëlohet

20.8%    Si arsye kryesore e korrupsionit është dëshira që lehtë të pasurohen e njerëzve të cilët janë në pushtet

15.3%    Mos efikasiteti i organeve gjyqësore

10.75%    Mungesa e kontrollit administrativ

76.0%    Ekziston bindje e fortë se qeveria është përgjegjëse për zgjedhjen e problemit te korrupsionit

Në vendin tonë indeksi i përcaktimit të ryshfetit apo mitos, që e japin individët apo firmat për tu futur në transaksione, është  shumë i lartë. Në këtë indeks me të madhe marrin pjesë edhe biznesmenët shqiptarë, të cilët janë të obliguara të parapëlqejnë ndonjë ortakëri të fjetur me ndonjë zyrtar të lartë publik me qëllim që të sigurojnë ndonjë përparësi konkurruese në treg. Menaxherët maqedonas, pretendentë për transaksione të mëdha, shfrytëzojnë kanalet e ndryshme të miqësisë politike dhe forcën e kohezionit nacional në garën e konkurrencës. Kurse menaxherët shqiptarë që nuk janë të lidhur me pushtetin janë të diskriminuar në këtë drejtim. Ata  nëpërmjet të ryshfetit mundohen të kyçen në biznese, alternativat e tyre në të shumtën e rasteve janë  metodat korruptive për t’iu kundërvënë konkurrentëve.

Problemet  të tilla etike ekzistojnë si në sektorin privat, ashtu edhe në atë  publik, posaçërisht gjatë realizimit  të  projekteve investive dhe furnizimeve publike. Menaxhmenti i projekteve investive pranë ndërmarrjeve publike, paralelisht me aktivitetet tjera, zhvillon edhe ankandet publike për realizimin e furnizimeve dhe projekteve të ndryshme. Mirëpo, gjatë këtyre aktiviteteve shënohen shumë anomali në realizimin e institucionit ankand për ofruesin. Vlerësimi i ofertave, si një punë komplekse nuk bëhet deri në fund në mënyrë transparente, publike duke pasur parasysh objektivitetin në vlerësimin e ofertave nga ana e ekipës së projektit. Shpesh në sjelljen e vendimeve për zgjedhjen e ofertuesve nuk vlejnë kriteret e tregut, por ato zgjedhje bazohen në preferencat subjektive dhe dobitë personale të udhëheqësve. Komisionet për furnizimet publike nuk bëjnë deri në fund procedimin deontologji që do të nënkuptonte kryerjen e detyrave sipas parimeve etike. Në shumicën e vendimeve në ndërmarrjet publike nuk respektohet etika e biznesit, gjë që jep mundësi që  firmat, për të fituar transaksionet në këto ndërmarrje, dhënien e ryshfetit ta shohin si normë, pasi janë të bindur se vetëm ryshfeti do të mundësojë aranzhmane përfituese.

Elementet korruptive sot në Maqedoni kanë trend të rritjes edhe pse u formua Komisioni shtetëror kundër korrupsionet dhe u definuan njëmbëdhjetë shtyllat e luftës kundër korrupsionit të cilat paraqiten edhe si bartës kryesor të luftës kundër korrupsionit edhe atë: organet ligjvënëse  dhe ekzekutive;  organet Gjyqësore; Prokuroria dhe policia; Organet publike; Revizori kryesor shtetëror; Agjencionet për mbikëqyrje dhe kontroll ;Avokati publik; Mediumet dhe sektori civil.

Nëse analizojmë situatën pikërisht në këto shtylla dhe politikën  tyre kundër korrupsionit do të vinë në përfundim se situata në këto shtylla është në brezin kritik të korrupsionit dhe me pa mundësi për të mundur që ti shpallin luftë të hapur korrupsionit. Krahas luftës kundër korrupsionit në këto shtylla duhet që të punohet edhe në drejtim të forcimit të vetëdijes për vlerat themelore shoqërore si parakusht për ndërtimin e e një shoqërie demokratike.

Në Maqedoni përveç formave të rënda të korrupsionit dallojmë: korrupsionin e zi dhe  korrupsionin  e bardhë.

Korrupsioni i zi dhe i përhimët është prezent në të gjitha institucionet shtetërore edhe ai paraqitet si vijon: dhënie dhe marrje të ryshfetit në formën e tyre pasive dhe aktive; marrja e paautorizuar të peshqesheve, keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit, falsifikim dhe humbje e dëshmive, larja e parave etj.

Korrupsioni i bardhë i përfshin ato forma të sjelljes korruptive  të cilat në disa mjedise këtu te ne nuk kuptohen si jomorale si rezulltat i traditës dhe mentalitetit. Këto forma janë: Nepotizmi, kronizmi dhe patronazha (proteksioni).

Nepotizmi është një sëmundje nga e cila lëngon gati çdo institucion shtetëror sepse edhe sot e kësaj dite zyrtarët publik e keqpërdorin pozitën e vetë, autoritetin zyrtar dhe forcën e ndikimit  me qëllim në disa vende në administratën publike ose në organet e tjera shtetërore të venë ose të punësojnë njerëz të afërt të familjes.

Forma tjetër e korrupsionit të bardhë është kronizmi dhe patronazha (proteksioni) edhe pse thelbësisht dallojnë, këto kanë pika të përbashkëta. Në organet shtetit në këtë situatë  në vend të punësimit të familjarëve këtu punësojnë miq, shokët afërt për mbrojtje dhe përkrahje nga ana e ndonjë personaliteti me ndikim. Këto elemente janë dukuri masovike në të gjitha institucionet si rezultat i mos respektimin të kritereve të meritokracisë.

Të gjitha këto elemente korruptive më të shprehura janë në sektorin publik në institucione shtetërore në mes të politikanëve, gjyqeve dhe institucioneve tjera.
Nëse analizojmë korrupsionin në hierarkinë e funksionit të institucioneve të shtetit do të shohin se korrupsion kemi në të gjitha nivelet e organizimit të institucioneve shtetërore në nivelin e lartë në nivelin e mesëm dhe në nivelin e ulët bile korrupsion kemi edhe piramidës menaxheriale.

1.    Në nivelin e lartë ka elemente korruptive te bartësit e funksioneve të këtij niveli të cilët kanë autoritet zyrtar dhe autorizime dhe vendosin për çështje strategjike dhe projekte nga programi qeveritare dhe të cilët mund të drejtpërdrejt ndikojnë në marrjen e vendimeve. Siç janë rastet me vendimet për furnizime publike, dhënia e koncesioneve qeveritare të kompanive të vendit dhe kompanive multinacionale.

2.    Në nivelin e mesën nënkupton eshalonin e dytë, tretë dhe të katërt të hierarkisë shtetërore, pjesa e madhe e funksionarëve si në pushtetin qendror po ashtu edhe në atë lokal kanë kompetenca vendosëse duke filluar nga dhënia e lejeve, kontratave, furnizimeve publike, koncesioneve, dokumenteve të doganimit, licencave, të drejtë e pensionit invalidor dhe të ngjashme. Shumica e kësaj shtrese për interesa materiale dhe motive tjera e keqpërdorin funksionin dhe pozitën.

3.    Forma ma e ulët e korrupsionit paraqitet te shtresat me të ulëta të administratës shtetërore: nëpunësit shtetëror, policia, punëtorët e sporteleve etj. Ky tip i korrupsionit ka karakter social por nuk përjashtohen edhe motivet tjera . Ky lloj i korrupsionit është pasojë e erozionit total shoqëror në denigrimit moral të shoqërisë ku zyrtarët blihen me 100 gr kafe, me një uiski, një shteg cigare ose me 20 euro.

Në hapat e konsolidimit të ekonomisë së Maqedonisë , organet shtetërore si bartës të politikës ekonomike duhet t’i shpallin luftë pa kompromis këtyre dukurive në të gjitha frontet, në atë politik, ekonomik, social etj. Sektorin informues duhet ta reduktojnë  në suaza të asaj që është e pranueshme në vendet në tranzicion d.m.th. në një përqindje e cila do të kishte funksion ekonomik dhe social. 

Lajme të ngjashme

Back to top button