Zaevi dhe Osmani reaguan ndaj “vërejtjeve të Komisionit të Venedikut” për Ligjin e gjuhëve

Ndaj publikimit të vërejtjeve të Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sot kanë reaguar kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Zaevi, duke sqaruar rëndësinë e miratimit të Ligjit deklaroi se, rekomandimet finale të Komisionit do të respektohen, sepse ai na tregon se, çfarë është evropiane dhe çfarë kundërevropiane.

“Ligji është e drejtë njerëzore, që del nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ligji është mjet që të kuptohemi, ta bëjmë jetën më të lehtë, më komunikative. Nga këtu del nevoja për përdorimin e gjuhëve. Ajo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Ligji është në fuqi sot. Asgjë nuk ka ndryshuar. Komisioni i Venedikut do t’i formulojë vlerësimet e tij përfundimtare, të cila sigurisht do t’i implementojmë. Nëse kemi qëllim të hymë në Bashkimin Evropian, duhet t’i respektojmë institucionet evropiane, sepse ata na thonë se çfarë është evropiane dhe çfarë kundërevropiane”, tha Zaevi.

Nga ana tjetër, Osmani ka vlerësuar se, vërejtjet e djeshme janë mendime të raportuesve, në lidhje me përshtypjen të cilën e morën nga vizita njëditore këtu më 7 shtator.

“Ato janë versione të punës për momentin, të cilat japin mendime për raportuesit në lidhje me përshtypjen të cilën e morën nga vizita njëditore këtu më 7 shtator dhe kjo duhet në mënyrë shtesë të bisedohet në Komisionin e Venecias dhe të sillet vendim final”, tha Osmani.

Këto reagime vijnë, pasi dje portali maqedonas “Plusinfo” ka publikuar vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe. Ndër vërejtjet konsiderohet të jetë, zbatimi Ligjit në procedura gjyqësore, gjoba e lartë, përfshirja e shtetësisë dhe komunikimi i shkruar ndërinstitucional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button