Boki 13 nuk arriti të realizojë mbrojtjen para Ruskoskës, pati të vjella

I dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, nuk arriti të realizojë mbrojtjen para prokurores së Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska, sepse pati të vjella, transmeton Portalb.mk.

Rreth 20 minuta pas arritjes së Bojan Jovanovskit, në ndërtesën e Prokurorisë ka arritur automjet dhe ekip i ndihmës së shpejtë. Ai është dërguar në spital për mjekim, për shkak se pati të vjella.

“Çfarë ndodhi? Ajo çfarë është duke ndodhur që 40-50 ditë e fundit. Pati të vjella. Erdhi ndihma e shpejtë dhe u dërgua për mjekim të mëtutjeshëm, nuk e di se në cilin Spital. Por rekomandimi i mjekëve të Kirurgjisë Torakale ishte se, duhet mjekim i tërë gjendjes shëndetësore”, tha avokati i Boki 13-s, Sasho Dukovski i cili shtoi se, secili ka nevojë për drejtë të jetës dhe të shëndetit.

Boki 13, problemet shëndetësore i ka paraqitur edhe si arsye për t’iu shfuqizuar paraburgimi, por kjo u refuzua nga Gjykata e Apelit nën arsyetimin se, ekziston rrezik për arratisje dhe të përsëritjes së veprës, për çfarë ai është në paraburgim.

Deklaratë para Ruskoskës duhet të japë edhe e dyshuara e tretë në “Reket”, ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, e cila gjithashtu është në paraburgim.

I dyshuari i dytë është Zoki Kiçeec, i cili gjendet në arrest shtëpiak.

Pasi të kalojë afati për mbikëqyrje në dëshmitë kundër të të dyshuarve nga ana e tyre, prokurorja që e udhëheqë lëndën, Ruskoska ka afat 30 ditë për ngritjen e aktakuzës.

Në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE: Kamçevi edhe bashkëpunues në rastin “Reket”, por edhe i dyshuar i parë në “Perandoria”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button