Adoleshentët masivisht denoncojnë dhunë mes moshatarëve me aplikacionin që fitoi në garën e UNICEF

Secili nga ne së paku një herë ka qenë dëshmitar ose viktimë e dhunës, pra prej atje është edhe dëshira jonë t’u ndihmojmë të tjerëve, thonë dy studentet dhe katër gjimnazistët nga Shkupi, të cilët përpunuan aplikacion celular “Fol” (SpeakOut). Ata me aplikacionin për ndihmë të viktimave të dhunës mes moshatarëve ishin një nga pesë fituesit në botë në sfidën rinore të iniciativës globale Gjeneratë pa kufij (Generation Unlimited). Fituesit në iniciativën globale në prill janë shpallur në Nju Jork nga UNICEF dhe partnerët, kurse ndër ata ishte edhe ekipi nga Maqedonia “AndroMeta”, njofton Sdk.mk.

Në ekip të “AndroMeta” studentet Dançe Petrushevska nga Universiteti “Amerikan Kolegj” dhe Aleksandra Popovska nga Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FINKI), si dhe gjimnazistët Amra Liçina nga gjimnazi i Shkupit “Nikolla Karev”, Milla Mitkovska nga “NOVA”, Dario Stojanov nga gjimnazi “Josip Broz Tito” dhe Matej Pllavevski nga “Jahja KemalEkipi është formuar para një viti, në punëtori për 3-D modelim dhe printim që ka zgjatur 3 ditë. Për beta versionin e parë të aplikacionin u janë nevojitur 3 muaj, në të cilat njëkohësisht edhe kanë mësuar të programojnë.

Motiv për aplikacionin ishin edhe përvojat tona jetësore në lidhje me dhunën. Secili nga ne së paku një herë ka qenë dëshmitar ose viktimë e dhunës, pra prej atje është edhe dëshira jonë t’u ndihmojmë të tjerëve. Procesi është zhvilluar me ndihmë të mentorëve tanë dhe persona profesional. Kuptohet, krahas tyre në tërë procesin është përfshirë edhe puna jonë e lodhshme. Me shpërblimin fillimisht prej 1,000 dollarë dhe pastaj edhe 20,000 dollarë kemi arritur të mundësojmë kushte për zhvillim të idesë dhe promovimin e saj”, thonë nxënësit për Sdk.

Aplikacioni SpeakOut është dedikuar për të rinj nga 13 deri 20 vjeç. Secili përdorues paraqitet me emrin dhe fjalëkalimin e vet si përdorues. Në aplikacionin ka forum në të cilin përdoruesit në mënyrë anonime mund të ndajnë përvoja, të hapin diskutime dhe të komentojnë për postimet e përdoruesve tjerë. Pjesa më e rëndësishme është çati me vullnetarët

Çati është tërësisht anonim, me qëllim përdoruesit të ndihen të sigurtë t’i shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Aplikacioni është I dedikuar për secilin person i cili ka nevojë të rrëfehet dhe të kërkojë ndihmë. Në aplikacion janë përfshirë vullnetarë të trajnuar të cilët mund të bisedojnë me shfrytëzuesit rreth problemeve. Nga ky ekip thonë se aplikacioni i tyre aktualisht është në fazën përfundimtare të përgatitjes.

“Për secilin prej nesh, SpeakOut paraqet përvojë të re që është përplot sfida. Atë që e kemi si informacion kthyes nga shfrytëzuesit, në fakt, na tregon se ky aplikacion anonim është me të vërtetë i nevojshëm, sidomos në këtë kohë kur është vështirë për të gjetur dikë t’i rrëfehesh, të kërkosh këshillë, ndihmë dhe të reagosh ndaj dhunës. Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve s’e kanë problem që përvojat personale t’i ndajnë në kushte anonimiteti ose të kërkojnë këshillë nga të tjerët” thonë nga “AndroMeta”.

Shtojnë se dëshirojnë të bëjnë aplikacion krejtësisht të ri, IOS version, dizajn të ri dhe funksione të reja.

“Ideja jonë është që SpeakOut të bëhet diçka më tepër se aplikacion. Por, aktualisht jemi duke punuar në përmirësimin e saj”, thonë autorët e aplikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button