Zaevi i vendosur: Zgjedhje parlamentare do të ketë në tetor të 2020-s

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev edhe sot ka deklaruar se zgjedhje parlamentare do të ketë në tetor të vitit 2020-të, njofton Portalb.mk.

“Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë në fund të tetorit të 2020-s, atë 45 ditë para zgjedhjeve të rregullta. Kjo është, sepse për ne çdo ditë, çdo javë, çdo muaj është i rëndësishëm dhe përfitimet nga ajo, që do të thotë rritje ekonomike, janë vendet e reja të punës dhe impakti i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe shpresa se vendimet përfundimtare për qëllime strategjike të shtetit tonë do të përmbushen. Këtë fushatë që jemi duke e bërë tash, është t’i finalizojmë aktivitetet dyvjeçare të Qeverisë, si suksese tona serioze dhe t’i afrojmë te qytetarët, ta hapim debatin e periudhës që vjen para nesh, dhe të mësojmë diçka nga qytetarët. T’i shohim dobësitë, përparësitë, kënaqësinë, pakënaqësinë”, tha Zaevi.

Paraprakisht, mediat në RMV publikuan informacionin se, partitë e koalicionit kanë marrëveshje të fshehtë për zgjedhje parlamentare të parakohshme për në mars të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button