Holanda do të vendosë sot për datën e negociatave me RMV-në

Parlamenti në Hagë sot pasdite do të debatojë dhe do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria holandeze e ndan vlerësimin e Komisionit Evropian se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa pozitiv në vitet e kaluara”, thuhet në letrën e dërguar në parlamentin holandez nga ministri Jashtëm Stef Blok. Në letër përmenden marrëveshja e Prespës dhe vazhdimi i lëndëve të Prokurorisë Speciale. Si i rëndësishëm theksohet edhe sjellja e ligjit të ri për Prokurorinë Publike.

Sa i takon Shqipërisë, Blokut vendos theksin në nevojën e vazhdimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button