Shteti që nuk ka gra në parlament

Nuk është normale për ne që të kemi një shkallë kaq të lartë të dhunës ndaj grave. Nuk është normale që gratë të mos jenë në gjendje të marrin pjesë në ndonjë proces të vendimmarrjes, thotë Jasnim Bjornum, e cila punon në një fushatë për barazinë gjinore në Vanuatu.

Parlamenti i vendit të saj ka 52 anëtarë. Ajo çfarë është e pazakontë është që për momentin, të gjithë anëtarët janë burra – duke e bërë atë një nga vetëm tre në botë që të ketë vetëm deputetë meshkuj të parlamentit, transmeton TCH.

“Çështjet dhe përparësitë tona nuk janë aspak në kulmin më të lartë të vendimmarrjes në vend,” thotë Bjornum.

Kjo është arsyeja pse ajo nisi një platformë në internet të quajtur Sista në vitin 2016 me qëllim informimin e grave.

Gratë në Vanuatu që duan të futen në politikë përballen me një mori pengesash për faktin se këshillat tradicionale vazhdojnë të luajnë një rol të madh, veçanërisht në zonat rurale që përbëjnë shumicën.

Këshillat drejtohen nga burra, të njohur si shefa, të cilët rekomandojnë se kush do të kandidojë për parlament.

“Ka burra në të gjitha partitë. Ata gjithashtu zgjedhin kandidatët ”, thotë ish-deputetja e Parlamentit Hilda Lini.

Linda është gruaja e parë në Vanuatu që u zgjodh në parlament në 1987. Ajo ishte në atë vend për 11 vjet gjatë tre periudhave të ndryshme. Ajo është një nga pesë gratë në këtë pozicion.

Ajo thotë se mungesa e grave në parlament ka një ndikim negativ në vendimmarrjen që ka rëndësi për vendin.

“U deshën nëntë vjet për të kaluar Ligjin për Mbrojtjen e Familjes, por ai ende nuk është zbatuar siç duhet.”

Dy shtete të tjera gjithashtu nuk kanë gra në parlament dhe këto janë gjithashtu ishuj në Paqësorin, Mikronezinë dhe Papua Guinea e Re.

Por gratë në Vanuatu tani janë duke punuar për të siguruar që gjinitë janë të barabarta sociale dhe ekonomike.

“Ne i respektojmë vlerat shumë të rrepta të krishtera. Burrat besojnë se janë kryetari i shtëpisë dhe gratë janë në vendin e dytë,” thotë Bjornum.

Ajo thotë se në Parlament flitet mjaft shumë kundër grave, transmeton KosovaPress.

Në këtë shtet janë burrat ata që marrin gjithçka që fitojnë gratë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore nga viti 2017, më se 60 për qind e popullsisë kishte energji elektrike dhe një e treta e fëmijëve kishte probleme me rritje për shkak të mungesës së ushqimit.

Banka Botërore thotë se ulja e pabarazisë gjinore është e rëndësishme për zhvillimin e vendit në të ardhmen, transmeton KosovaPress.

Vanuatu ka 275.000 banorë dhe shkallë të lartë të dhunës ndaj femrave. 98 për qind e rasteve nuk arrijnë asnjëherë në gjykatë.

Ekziston një grup i grave më të moshuara që përpiqen të ndryshojnë statusin që gratë kanë në këtë vend, duke themeluar Partinë Demokratike Leleon Vanua.

Partia, e udhëhequr nga Hilda Lini, po garon për zgjedhjet e vitit 2020 dhe po bën fushatë për t’i dhënë grave 50 për qind të vendeve parlamentare.

“Ne duhet të përpiqemi të zbatojmë një kushtetutë që do t’i lejojë burrat dhe gratë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara të marrin pjesë,” thotë ajo.

Partia thotë se ata shpresojnë të kandidojnë dhjetëra gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button