Spalletti trajner i Milanit?!

Sipas shumë raportimeve të medieve italiane, Luciano Spalletti do të bëhet trajneri i ardhshëm i Milanit, porsa të arrihet një marrëveshje me Interin.

“SkySport Italia”, “Sportitalia” dhe “Tuttomercatoweb” po raportojnë se Spalletti do të jetë trajner i ri i Milanit. Krejt kjo do të sqarohet pasi që Interi të arrijë marrëveshje me trajnerin, pasi ai ka kontratë edhe dy vjet e gjysmë me klubin.Besohet se marrëveshja do të jetë që 60-vjeçari të marrë pagë edhe vetëm gjashtë muaj nga rivali i Milanit. Nëse ai dëshiron të mbajë deri në fund kontratën, Interi duhet të paguajë 15 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button