Në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Mali i Zi

Biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 në Prishtinë, mes Kosovës dhe Malit të Zi, kanë dal në shitje nga ora 16:00.

Ashtu si njofton kompania e cila merret me shitjen e tyre, bileta më e lirë do të kushtojë 5 euro, ndërsa më e shtrenjta 80, transmeton KlanKosova.

Kosova do t’i vazhdojë përpjekjet për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian në tentimin e saj të parë, pasi më 14 tetor do të jetë nikoqire e Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Por, para përballjes me Malin e Zi, Kombëtarja dardane do ta luajë një ndeshje miqësore, po ashtu në kryeqytet, kundër Gjibraltarit këtë të enjte më 10 tetor 2019.

Pas pesë xhirove, Kosova gjendet në vendin e tretë, por me shanse shumë të mira për ta arritur kualifikimin, sepse ngel vetëm një pikë prapa Republikës së Çekisë, e cila pozicionohet në vendin e dytë, i cili dërgon direkt në Euro 2020.

Anglia, ndërkohë, është lidere e Grupit A me gjasa shumë të mëdha për ta fituar atë.

Çmimet e biletave:

Veri dhe Jug 5 euro

Lindje 10 dhe 15 euro

Perëndim 15 euro dhe 20 euro

VIP 80 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button