Dezinformatat janë të vjetra sa vetë njerëzimi, mediat sot janë shumë të dobëta për t’i mposhtur ato

Dezinformatat s’janë gjë tjetër veçse gënjeshtër, e vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Vetëm se në këto kohëra të reja gënjeshtrat në formën e lajmeve të rreme plasohen nga një qendër e caktuar e pushtetit dhe me (keq)përdorim të mediave, bëhen përpjekje për të dëmtuar ose mashtruar publikun për përfitime të kësaj qendre tyre. Mediat janë shndërruar në platformë për t’i plasuar gënjeshtrat e tilla, ndërsa gazetarët janë bërë dembelë, duke harruar punën e tyre themelore – t’i kontrollojnë informacionet dhe t’i dëgjojnë të dy palët, transmeton Meta.mk.

Kjo “diagnozë mediatike” mbizotëroi në panel diskutimet, me gazetarë nga rajoni i ish-Jugosllavisë, si dhe të ftuar nga SHBA në edicionin e këtij viti të Uikend media festivalit në Rovinj, Kroaci.

Sllobodan Georgiev, BIRN Serbi

“Këtë situatë e prodhoi praktika e presidentit amerikan Donald Trump duke iu drejtuar vendit përmes Twitter dhe rrëzoi një tradite 200-vjeçare për të dëshmuar se “Nju Jork Tajms” ose “Uoshington Post” (“New York Times” “Washington Post”) janë institucione mediatike,” ai thotë. – jo, nuk është ashtu. Unë po ua them të vërtetën dhe ju drejtohem personalisht. Dhe këtu fillon të humbë fija lidhëse, sepse mediat janë për të dhënë përgjigje, Publiku është i hutuar rreth asaj se ç’është e vërteta. Politikanët drejtohen personalisht dhe diskreditojnë gazetarë e media, shpesh duke postuar lajme të rreme, duke theksuar – që një gazetar i caktuar nuk është gazetar – tha njëri panelist. Sllobodan Georgiev, kryeredaktori i BIRN, Serbi.

Georgievi kujtoi se ky lloj “trampizmi” në Serbia ekziston prej vitesh dhe, siç thotë ai, “është mrekulli e vërtetë që Trump nuk shprehi dëshirë të vijë në Serbi dhe të mësojë prej mjeshtërve”.

“Prej se e kemi këtë qeveri”, “trampizmi” është në fuqi. Trampi s’ka përse ë shqetësohet dhe të tuiutojë, le ta aplikojë metodën e qeverisë serbe – merre kamerën e TV Pink dhe fol me orë të tëra”, thotë Georgiev.

Problem janë gjysmë informacionet për manipulim me publikun

Problemi kryesor në rajon nuk janë vetëm lajmet e rreme, vlerësuan folësit, por edhe gjysmë informacionet, të cilat plasohen çdo ditë madje edhe përmes mediave tradicionale, të cilat sipas rregullit duhet të ketë një lloj sistemi të verifikimit të informacioneve, përkatësisht fakt-çeking.

Andrea Arezhina Grgiçeviç, Radio televizioni Kroat (HRT)

– Lajmet e rreme lehtësisht shpalosen e kështu edhe “vriten”. Problem janë gjysmë informacionet ose manipulimi me informacionit, domethënë kur baza është e vërtetë, por nuk thuhet e vërteta e plotë. Prandaj, ato synojnë një hapësirë ​​gri midis së vërtetës dhe të rremes. Dezinformatat plasohen me qëllim për të manipuluar dhe për të shkaktuar një emocion të caktuar . Prandaj është shumë e rëndësishme të dini se nga vijnë informacionet. Këtu hyjnë gazetarët dhe redaktorët e tyre, të cilët minimumi që mund ta bëjnë është ta kontrollojnë informacionin para se ta publikojnë – tha Andrea Arezhina Grgiçeviç, redaktore e portalit dhe shërbimeve jo-lineare të Radio televizionit Kroat (HRT).

Ajo zonë gri është dhoma e kontrollit të fakteve. Në Kroaci, siç u tha, nuk ka ekipe speciale si në mediat kryesore botërore, të cilat do të punojnë vetëm në verifikimin e informacionit.

Mojmira Pastorçiç, redaktore dhe udhëheqëse në televizionin “RTL Direkt”

“Njerëzit që lexojnë, nuk e dinë se është një lajm i rremë. Ata thjesht e ndjekin ndonjë lidhje nga media sociale, gjë që vlen veçanërisht për të rinjtë. Këta janë njerëz që nuk dinë të verifikojnë fakte, t’i deshifrojnë ato, nuk kanë arsimim, gjë që kërkon njohuri të caktuara mediatike që mungojnë në shkolla. Kjo në mediat botërore bëhet përmes ekipeve për verifikim të informacioneve, që është aparat i madh të cilin media kroate nuk mund ta lejojnë. Kjo është arsyeja për të cilën gjithçka i lihet profesionalizmit të gazetarëve dhe redaktorëve”, është qëndrimi i Mojmira Pastorçiç, redaktore dhe udhëheqëse në televizionin RTL Direkt nga Zagrebi.

Ndonjëherë media, të paktën disa prej tyre, e bëjnë atë në emër të të gjithëve. U theksua shembulli i gazetës prestigjioze amerikane “Uashington Post”, e cila në botimin e së dielës raporton për pesë gabimet kryesore që janë publikuar në mediat amerikane. Për ato pesë pika, faktet kontrollohen, shumë fakte të reja ofrohen, plotësohen dhe shpjegohen, me çka “vriten” lajmet e rreme.

Procesverbalet e një dëshmitari në Kroaci u botuan pas shtatë ditë kontrollim me avokat

Edhe kur bëhet fjalë për dokumente, ato duhet të kontrollohen, sepse kjo është në bazën e punës së një gazetari, ishte qëndrimi i profesionistëve që ishin pjesë e panelit diskutim në Rovinj. Ashtu si në Maqedoni, para do kohe, me publikimin e një procesverbali nga marrja në pyetje, në Kroaci publikimi i një procesverbali të tillë ishte një nga aferat më të mëdha me një tendencë për të dëmtuar qeverinë. E gjitha filloi kur në stacionin rajonal televiziv H1 në Zagreb, në mënyrë anonime janë dërguar dokumente duke përfshirë edhe procesverbalin.

Tihomir Ladishiç, drejtor i programit të lajmeve për ekipin kroat të televizionit N1

“Secilës gjë duhet t’i qasemi në mënyrë kritike, madje edhe në rishikimin e dokumenteve të tilla. Kur i morëm procesverbalin, në mënyrë anonime, ne shtatë ditë e kontrolluam me një avokat. E vendosëm ato në tryezë në Prokurori dhe u thamë që dokumentet i kishim pranuar në mënyrë anonime dhe po kërkonim të verifikojmë autenticitetin. Dhe e morëm! Morëm konfirmim për autenticitetin nga Prokuroria dhe i botuam. Atëherë askush nuk mund të thoshte se ishte lajm i rremë”, tha Tihomir Ladishiç, drejtor i programit të lajmeve për ekipin kroat të televizionit H1.

Ladishiç e shprehu qëndrimin personal se lajmet e rreme plasohen me plan dhe në prapavijë kanë për qëllim të dëmtojnë, ë kështu shpesh veprojnë edhe në disa media që janë kritike ndaj qeverisë. E tillë është rasti me H1, një medium që, sipas Ladishiç, qeveria po përpiqet ta zhvlerësojë në sytë e publikut, për të thënë se atyre nuk duhet t’u besohet, sepse ato publikojnë gjëra që nuk i pëlqejnë qeverisë.

Sidoqoftë, në fuqizimin e qeverisë dhe hapësirës së lajmeve të rreme, rol të caktuar luajnë mediat, veçanërisht në vendet ku televizioni është shndërruar kryesisht në PR shërbim të qeverisë. Ndoshta kjo është arsyeja që, sipas një studimi, 60% e njerëzve në Kroaci i shmangin lajmet.

Drazhen Klariç, redaktor i gazetës kroate Veçernji List

“Mediat u bënë dembele, gazetarët harruan që ata janë këtu për të zbuluar, për të shpjeguar përse gjërat janë ashtu. Ne nuk shkruajmë lajme me “kemi dëgjuar” por me “kemi zbuluar dhe kontrolluar”. Media mbetën të papërgatitura për epokën e re që po ndryshon jashtëzakonisht shpejt, duke menduar se vendi në shoqëri e kanë të garantuar natyrshëm. Detyra jonë është të luftojmë për vendin tonë. Gjithmonë ka pasur lajme të rreme. E po, ç’janë tabloidet?! A po kërkon shoqëria sot më shumë “lajme të verdha”? Media është ashtu siç është shoqëria jonë. Por ne s’duhet të ndalojmë së bëri punën tonë, t’i botojmë fakte dhe të flasim publikisht kur dikush përpiqet të manipulojë lajmet”, thotë Drazhen Klariç, redaktori i të përditshmes kroate “Veçernji list”.

Nevojiten gazetarë të arsimuar dhe audiencë që din shkrim-lexim mediatik

Një nga propozimet për zgjidhjen e problemit të dezinformimit është krijimi i një organi, duke ndjekur shembullin e një komisioni rregullator, siç është për energji elektrike dhe ujë, i cili, në bazë të kritereve, do të aprovojë punën e mediave, në veçanti platformat digjitale që janë bërë platforma për lajme manipuluese dhe lajme  të rreme. Propozim tjetër që doli nga qëndrimet e gazetarëve profesionistë është edukimi i publikut përmes përmbajtjeve për shkrim-lexim mediatik, por edhe të gazetarëve.

“Mediat sot thjesht vetëm po e ripaketojnë atë që e kanë dërguar PR shërbimet ose agjencitë. Përmbajtjet e tilla nuk kalojnë tek njerëzit. Ata e duan punimin tuaj. Dhe gjatë kësaj nuk mjafton vetëm njohja e kërkimit të përparuar të Google dhe të dihet si të parashtrohen kërkesa në bazë të Ligjit për qasje të lirë te informatat. Atë nuk e bëjnë as botat. Duhet të dilni në rrugë dhe të bisedoni me njerëzit, të SHQYRTOHET sërish ato që e keni mësuar. Gazetarët duhet të mësojnë, të njohin forenzikën digjitale dhe forenzikën financiare dhe të dinë kush çka punon në vend. Kemi gazetarë që nuk e dinë kush është kush në vend dhe ku mund të drejtohen”, tha Slobodan Georgiev nga BIRN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button